TË FUNDIT

Deklarata e deputetit/ Ramabaja “godet”, Abelard Tahirin: PDK frikësohet nga

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në një emision ka thënë se më e keqe se bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës është nëse Albin Kurti do të arrinte ta formonte Qeverinë.

“Sepse mendoj që këta prodhues atëherë kanë me pa tmerrin e vërtetë, atëherë Kosova ka me hy në një fazë shumë të rrezikshme, shumë të dëmshme që mendoj se ka me u zvogëlu edhe më shumë në numrin e popullsisë, ka me u zvogëlu edhe në biznese, dhe ju e shihni ata që e mbajnë ekonominë e vendit”, thotë Tahiri.

Analisti Sadri Ramabaja kritikon deputetin Abelard Tahiri si përfaqësues të një klase politike servile dhe të varur nga oligarkia dhe ndikimet serbe.

Ai thotë se bllokada në Kuvend nuk ka të bëjë me zgjedhjen e drejtuesve, por me frikën e PDK-së nga formimi i Qeverisë Kurti 3, duke bllokuar kështu jetën normale të qytetarëve.

“Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, është përfaqësuesi tipik i Shkollëssë servilizmit politik, ku politika, jo vetëm si profesion, me kohë, është bërë pjesë e fetishizmit të pushtetit.

Kjo kategori politikanësh nuk mund të mbijetojnë pa pushtet.

Por, ai dhe bashkëmendimtarët e tij, duke qenë pjesë dhe produkt i një klase politike plotësisht e ndërvarur nga oligarkia ekonomike, respektivisht nusprodukt i interesave të grupeve të parapolitikës të influencuar gjetë dhe ndjeshëm nga Serbia, me kohë kanë krijuar një lloj kulture që selitë bindjeje të patundur ndaj strukturave që bëjnë jetë parlele mes politiks-biznesit dhe krimit.

Shih për këtë, deklarata e deputetit Abelard Tahiri rezultoi të jetë relisht produkt i ndërdijës shumë më shumë se sa i vetëdijes. Sidoqoftë, ai e bëri të qartë për publikun se ngërçi politik [në Kuvend] nuk ka të bëjë me dramën e zgjedhjes së drejtuesve të Kvendit, por ka ralisht të bëjë me makthin që kjo klasë politike e mbledhur në strukturat mikse tashmë të korporatizuara, që njihen në publik me akronimin PDK, përjeton nga mundësia reale e krijimit të Qeverisë Kurti 3.

Siç u dëshmua edhe sot, ky makth nuk kishte si mos të bëjë hapin e radhës – bllokimin e rrjedhës së jetës normale të qytetarëve edhe në tri hyrjet e kryeqytetit”, shprehet ai për “Bota sot”.

Tutje, thekson se PDK frikësohet nga vota e lirë dhe kontrolli i mendimit të deputetëve, duke bllokuar edhe votimin për komisionet.

Bllokadat në Kuvend dhe në rrugë janë shenja e mungesës së një agjende reale politike nga kjo parti. Për këtë arsye, ai i sheh si të domosdoshme organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Kjo e ashtuquajtur “elitë e detyruar” që ju la trashëgim Republikës nga shkolla e vjetër e servilizmit politik, nuk e koncepton dot Lirinë dhe Demokracinë, qoftë edhe vetëm si nocione!

Përfaqësuesit e kësaj shkolle sot në Kuvend i tremben si djalli temjanit lirisë.

Ata e kanë të qartë se Demokracia funksionon vetëm kur qytetarët, në këtë rast edhe deputetët, nuk frikësohen të mendojnë.

Merreni me mend, pengohet votimi i komisionit që do të mbarshtronte leximin e votës së fshehtë [të lirë] të deputetëve! Arsyeja e vetme: nuk e kontrollojnë dot mendimin, respektivisht vendimin si produt i mendimit të lirë.

PDK me kohë është shndërruar në sinonim i partisë ku shtresimi i servilizmit politik është si bora në hijet e përjetshme diku në grrellat e thella të Sharrit; prandaj kjo parti ka kohë që është shndërruar në korporatë tipike, prandaj Kamionët e “Devollëve” ishin sot në ballë të bllokadës.

Ndërkaq sinkronizimi i dy bllokadave: në Kuvend dhe rrugë, është shenjuesi më i qartë i mungesës së agjendës politike të PDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *