OPINIONTË FUNDIT

Amina Nuraj përballë represionit serb: “Do të ec me kokën lart deri në fund!”

Amina Nuraj, aktiviste e njohur nga Sanxhaku, ka njoftuar se është ndaluar nga Policia e Serbisë.

Në një postim në Facebook, ajo përshkruan ndalimin e autobusit ku ajo udhëtonte në pikën kufitare të Brnjakut, ku autoritetet serbe e mbajtën për një kohë të gjatë për shkak të pranisë së saj.

Postimi i plotë:

Kombi im i dashur,

Këtë mëngjes rreth orës 07:25 mbërrita në pikën kufitare në Brnjak, ku shoferi i autobusit i dorëzoi dokumentet siç duhet. Pasi policia kufitare serbe e mbajti të gjithë autobusin për 20 minuta, një polici i Serbis hyri në autobus dhe më thirri me shku me të në objektet e tyre ndihmëse pranë kufirit. Dorën në zemër, policët ishin shumë të kulturuar ku nuk pashë asnjë gjurmë urrejtjeje ndaj meje.Më mbajtën aty për 15 minuta të tjera, ndërsa prisnin telefonatën për miratim nga BIA. Ata e ndaluan të gjithë autobusin për 35 minuta vetëm sepse isha atje.Kur u ktheva në të njëjtin vendkalim kufitar, ata më kërkuan dokumentet dhe e mbajtën të gjithë autobusin për gati një orë.

Kombi im i dashur,

Para së gjithash, jam e lumtur sepse jam një nga ata njerëz që ndalohen nga policia serbe sepse punoj për kombin tim dhe e di që nuk jam nga ata njerëz që e kanë të lehtë me ta.

Edhe pse më kanë sjellë tashmë në murin ku mezi marr frymë, për shkak të aktiviteteve të mia për kombin tim, flamurin tim dhe popullin tim, unë as nuk do të ndalem dhe as nuk kam ndërmend të ndalem.E thashë edhe në një emision ku isha e ftuar, mund të më arrestojnë, mund të më keqtrajtojnë,mund të më burgosin, por unë gjithmonë do të jem ajo bija që ecë me kokën lart me krenari për kombin dhe flamurin e saj.

Është për të ardhur keq që asnjë politikan shqiptar në Serbi nuk ka reaguar ndonjëherë ndaj situatës sime. Por nuk ka rëndësi, sepse në këto situata kam nevojë për Zotin, flamurin tim për të cilin jetoj, sepse e di që dikush lart po më mbikëqyr sepse jam i drejtë dhe një njeri i mirë!

Për sa kohë që kam një jetë të shkruar nga Zoti, dhe Zoti është me mua, njerëzit nuk mund të më ndalojnë! Jam krenare për veten dhe për gjithçka që bëra për kombin dhe flamurin tim si fëmijë dhe tani si një grua e rritur! E di që nesër trashëgimtarët e mi do të kenë një emër që do t’u hapë të gjitha dyert.

Me respekt,

Amina Nuraj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *