POLITIKATË FUNDIT

“Deri kur…?”, gazetari i medias gjermane ‘shpërthen’ ndaj ndërkombëtarëve, shkak Vuçiqi

Gazetari i medias gjermane, DeustcheWelle, Bahri Cani. ka bërë një shkrim në lidhje me deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me armatimin në Ukrainë, pas reagimit të Rusisë.

Cani në Facebook kritikoi ashpër ndërkombëtarët, derisa pyeti publikisht se “Deri kur do të tolerohet loja e dy apo trefishtë e Vuçiqit?”.

Po ashtu, ai vlerësoi se “neutralitetin” e BE-së, shteti serb po e shfrytëzon për përfitime dhe lojëra të dy e trefishta në të gjitha anët, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Deri kur do të tolerohet loja e dy apo trefishtë e Vuçiqit?

Rusia e ka kritikuar ashpër Vuçiqin se po i dërgon fshurazi armë Ukrainës. Sipas burimeve ruse, armët që Serbia po ua shet disa vendeve të tjera, kanë përfunduar në duart e ukrainasve që po luftojnë kundër Rusisë.

Pas këtyre kritikave, Aleksandar Vuçiq i shqetësuar dukshëm, doli dje në mediat serbe dhe tha se ai personalisht do të urdhërojë ndërprerjen e të gjitha kontratave për shitjen e armëve dhe municioneve për të cilat ekziston dyshim “se po keqpërdoren dhe se mund të kenë përfunduar në frontin e luftës në Ukrainë”.

Pas kritikave nga Moska, presidenti serb tha se ata menjëherë kanë themeluar një grup pune mes Serbisë dhe Rusisë për të shqyrtuar faktet në lidhje me akuzat e ngritura.

Serbia pohon se është “neutrale” në këtë konflikt, por sipas mediave, fakt është që Serbia është duke shitur armë në vende të cialt më pas po i dërgojnë në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Serbia po përfiton me çmime më të lira gaz nga Rusia dhe benefite të tjera, siç është për shembull mbrojtja e Serbisë nga Rusia në arenën ndërkombëtare, në veçanti kur ka të bëjë me Kosovën.

Ndërsa për lojën e Vuçiqit me BE me siguri që jemi të gjithë të njoftuar.

Me një fjalë, ky farë lloj “neutraliteti” po shfrytëzohen për përfitime dhe lojëra të dy e trefishta në të gjitha anët. Por shtrohet pyetja: deri kur do të lejohet kjo lojë e Vuçiqit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *