Kraki: Prokuroria po përdor propagandë si provë kundër ministrit – duhet urgjentisht Vetting dhe Kurti 3
Profesori dhe analisti Nezir Kraki ka reaguar ndaj zhvillimeve që përfshijnë ministrin Faton Peci, duke akuzuar Prokurorinë se po përdor propagandën politike dhe mediatike si prova për hetim.
Sipas Krakit, sulmet ndaj Pecit vijnë nga grupe që kanë humbur përfitimet pas ndaljes së keqpërdorimeve në bujqësi. Ai përmendi sukseset e ministrit, duke theksuar rritjen e tokës së punuar dhe mbështetjen për mbi 120 mijë fermerë.
Kraki akuzoi drejtësinë se dikur mbyllte sytë ndaj skandaleve masive, ndërsa sot merret me forma pagese për punë të kryer. Ai kërkoi urgjentisht qeverinë Kurti 3 dhe nisjen e vettingut e konfiskimit të pasurisë së paligjshme.
Postimi i plotë:
Dhe kështu erdhem në pikën ku prokurorët e Kosovës e marrin të mirëqenë dhe e shfaqin si provë edhe propagandën më absurde kundër një ministri. Propaganden që bandat politiko-mediatike e gatuajnë dhe e shërbejnë me porosi nga ata që pësuan humbje milionëshe këto 4 vite, nga dita kur u ndoqen nga arkat e shtetit.
Dhe, këta që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet duke e bërë kështu të mundur edhe sulmin terrorist në veri, i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë dhe rikthimin e shpreses në tokën pjellore të Kosovës. Ministrit që i dinamizoi mbi 120 mijë fermerë duke e rritur tokën e punuar në Kosovë për 50%. Ministrit që ka guxu.
Në fakt, edhe mediat e krimit edhe prokurorët e bandave janë produkt i asaj Kosovës që s’ekziston më. Se zor e kam ta kuptoj dobinë publike të një emisioni 50 minutesh ku si shkelje nxirret jo më mos realizimii punës së paguar por mënyra si është pagu puna e kryer. Në Kosovën e atyre një traktor « dhurohej » 30 herë dhe një livadh merrte grant 20 herë sepse ishte dhënë 20 herë me qira të njejtin vit.
A ju kujtohet ndonje zbarkim spektakular i prokurorisë në ministrinë e asaj kohe? JOOO!
Tash a duhet të merren seriozisht disa tipa që për mê shumë se 20 vite nuk shquhen për ASNJE rast të nisur e të mbyllur në interes të Kosovës e në respekt të parimeve bazë të drejtësisë?
Prandaj na duhet urgjentisht qeveria Kurti 3 dhe funksionalizimi sa më i shpejtë i procesit të vettingut bashkë me mekanizmin e konfiskimit të pasurisë së vjedhur