TË FUNDIT

FSK dhe Akademia Ushtarake e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti një delegacion të lartë nga Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak i Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit me Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së.

Gjatë takimit, Gjenerallejtënant Jashari vlerësoi rolin kyç të këtij institucioni në zhvillimin e kërkimeve shkencore ushtarake, duke e cilësuar thelbësor për modernizimin e forcave të armatosura, njofton FSK.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, për të ndërtuar kapacitete të avancuara dhe të përbashkëta.

Në përmbyllje, të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë dhe thellojnë bashkëpunimin në fushën e kërkimeve ushtarake dhe aktiviteteve të përbashkëta profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *