POLITIKATË FUNDIT

“Shuplakë” nga Kimete Berisha për Abdixhikun: Guxim është nëse një prokuror do të…

Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar pas intervistimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe reagimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Berisha përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Abdixhiku do të duhej të gëzohej nëse do të kishte pasur një prokuror që do të kishte guxim të merrej me “tre përqindshin” e LDK-së së tij, me fondin Vendlindja Thërret të PDK-së dhe me politikanë të tjerë milionerë që nuk u dihet prejardhja e pasurisë.

“Guxim i madh me intervistu’ Faton Pecin!

– Lumir Abdixhiku ish gëzuar shumë që një prokuror ka guxuar ta intervistojë Faton Tarzanin.

– Lumiri do të duhej të gëzohej nëse do të kishte pasur një prokuror që do të kishte guxim të merrej me ‘tre për qindëshin’ e LDK-së së tij, me fondin

Vendlindja Thërret’ të PDK-së dhe me politikanë të tjerë milionerë që nuk u dihet prejardhja e pasurisë.

– Se kollaj me Faton Pecin, një llafazan, mendjelehtë që as i Vetëvendosjes nuk është!

– Askujt, e, më së paku Albin Kurtit i prish punë edhe nëse del fajtor Faton Peci! “, ka shkruar Berisha.

Tutje, sipas saj, drejtësia në Kosovë është veç një ideal i paaritshëm.

Postimi i plotë:

OH!

Guxim i madh me intervistu’ Faton Pecin!

– Lumir Abdixhiku ish gëzuar shumë që një prokuror ka guxuar ta intervistojë Faton Tarzanin.

– Lumiri do të duhej të gëzohej nëse do të kishte pasur një prokuror që do të kishte guxim të merrej me ‘tre për qindëshin’ e LDK-së së tij, me fondin

Vendlindja Thërret’ të PDK-së dhe me politikanë të tjerë milionerë që nuk u dihet prejardhja e pasurisë.

– Se kollaj me Faton Pecin, një llafazan, mendjelehtë që as i Vetëvendosjes nuk është!

– Askujt, e, më së paku Albin Kurtit i prish punë edhe nëse del fajtor Faton Peci!

P.S. Drejtësia në Kosovë është veç një Ideal…i paarritshëm!

Është selektive…e neveritshme dhe e tmerrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *