OPINIONPOLITIKATË FUNDIT

Pas intervistimit të ministrit Peci, reagon ashpër Halil Geci: Kur s’të korruptojnë, të bastisin me xhendarë

Policia e Kosovës ka bastitsur në Ministrinë e Bujqësisë mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.

Edhe Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci është intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka reaguar në lidhje me këtë situatë, për të cilën ka thënë kështu ndodhë kur nuk të korrruptojnë dot.

Sipas Gecit, ky është një sinjal i rrezikshëm se lufta kundër korrupsionit është duke u përdorur si fasadë për spastrime politike.

Shkrimi i plotë:

KËSHTU NDODH KUR NUK TË KORRUPTOJNË DOT – TË BASTISIN ME GJENDARË!

Bastisja e zyrave të ministrit Peci nuk është luftë kundër korrupsionit…

Ky nuk është rasti i parë: dikur e akuzuan Nexhat Dacin për “ngjitje dhëmbësh”, sot e bastisin Faton Pecin për ndershmëri. Sa herë që s’munden me të korruptu, përpiqen me të flliq.

Fushata e turpshme kundër ministrit Faton Peci është përpjekje e dëshpëruar për të njollosur ndershmërinë. Ata s’kanë fakte – kanë vetëm frikë nga drita që ua nxjerr errësirën.

Nga Bastisja te Hakmarrja: Kur Drejtësia Sulmon Ndershmërinë

Në vendet ku drejtësia është shtylla e sundimit të ligjit, qytetari ndihet i mbrojtur. Në vendet ku drejtësia bëhet vegël politike, ajo kthehet në rrezik për ata që punojnë me ndërgjegje të pastër.

Sot në Kosovë po përjetojmë këtë të dytën. Bastisja e zyrave të Ministrisë së Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci – një njeri i njohur për përkushtimin, integritetin dhe thjeshtësinë e tij – është një sinjal i rrezikshëm se lufta kundër korrupsionit është duke u përdorur si fasadë për spastrime politike.

Ndërkohë që oligarkët e vërtetë – ata që e kanë kapur shtetin për dekada – shijojnë pandëshkueshmërinë e tyre në vilat që i ndërtuan me para publike, bastisen ata që nuk japin tenderë të mbyllur, që refuzojnë ryshfetin dhe që i qëndrojnë besnikë interesit publik.

Drejtësia e porositur nuk e lufton korrupsionin. Ajo e ripërsërit atë, vetëm me fytyra të reja dhe objektiva të ndryshëm.

Ky nuk është rasti i parë. Dikur, Akademik Nexhat Dacin e akuzonin për “ngjitje dhëmbësh”, ndërsa vetë ngrinin pallate mbi pasurinë e vjedhur. Sot e njëjta padrejtësi po i bëhet ministrit Peci, për të vetmen arsye se është i pakorruptueshëm.

Kjo nuk është “luftë kundër korrupsionit”. Është një sulm kundër moralit në politikë.

Në këtë moment, qytetarët duhet të qëndrojnë. Jo për një individ, por për parimin që ndershmëria nuk duhet ndëshkuar. Sepse, nëse vazhdon ky trend, nesër do të jetë vonë. Do të kemi larguar të ndershmit, për t’i hapur rrugë plaçkitësve të kthyer në “shpëtimtarë”.

Zgjedhjet po afrohen. Fati i vendit nuk varet vetëm nga politikanët. Varet nga populli – që ka të drejtën dhe fuqinë për të thënë: mjaft me drejtësinë e porositur. Mjaft me hakmarrjen ndaj atyre që nuk korruptohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *