TË FUNDIT

Mashtrimi me njollat e kuqe – eksperti politik zbardh skemën e Vuçiqit në veri

Festimi i mbrëmjes së maturës nga nxënësit serbë në veri të Mitrovicës ka marrë përmasa politike, duke u përdorur si mjet propagandistik nga strukturat pro-serbe dhe ruse.

Nxënësit, të veshur me bluza të bardha të njollosura me ngjyrë të kuqe dhe të pajisur me flamuj serbë, u paraqitën si viktima të një incidenti të inskenuar, me qëllim manipulimin e opinionit ndërkombëtar.

Analisti politik, Mialzim Maraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se marshimi i maturantëve serbë në veri të Mitrovicës u përdor politikisht nga Serbia përmes manipulimit të fëmijëve, duke inskenuar skena provokative me flamuj dhe njolla të kuqe që të duken si gjak, me qëllim dezinformimi dhe nxitje tensioni.

Sipas tij, kjo ndodh pas kthimit të Vuçiqit nga Rusia, në kuadër të projekteve pro-ruse në Ballkan.

Më tej, bën thirrje që autoritetet e Kosovës duhet të reagojnë në nivele ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi politik.

“Marshimi i maturantëve të manipuluar në Veriun e Mitrovicës tregoj që Serbia nën udhëheqjen e Vuçiqit nuk pushon se manipuluari. Tani pas kthimit nga Rusia është me projekte të reja për qëllime të Botës ruse. Këto projekte nuk ndryshojnë në qëllimin e tyre por vetë personazhet. Kësaj radhe u përdorën fëmijët. Marshime të kulturuara të qeta për të treguar pjekurin e tyre pas përfundimit të SHML bëjnë edhe nxënësit shqiptarë. Parakalojnë nëpër qendër të qytetit dhe shkojnë në një mbrëmje falënderuese shoqërisë së deritashme dhe mësimdhënësve. Në këtë mbrëmje luajnë , këndojnë dhe vallëzojnë së bashku. Por në Mitrovicë ky gëzim i maturantëve serb u keqpërdor nga kriminelet e heshtur të strehuar në këtë pjesë të Kosovës. Urdhëratë kuptohet vijnë nga Beogradi qendra e çrregullimit të paqes në Gadishullin Ilirik. Kuptohet që kjo qendër ruse nuk rri e qetë ngase këtë qetësi e komandon Rusia. Por nxënësit janë të Kosovës. Kosova ka obligim të i mbroj nga çdo ndikim që rrezikon ardhmërinë e tyre. Keqpërdorimi i fëmijëve për delikuencë dhe kriminalitet është i dënueshëm për çdo shtet demokratik në Botë. Kosova duhet të reagoj në nivelet ndërkombëtare për këtë shantazh të Serbisë. Këshillit ndërkombëtarë për të drejtat e fëmijëve. Në OKB etj. Për manipulimin e nxënësve serb në Kosovë, nga shteti serb, që për mbrëmjen e maturës të dalin më flamuj serb dhe të parapërgatitur më ngjyrosje më të kuqe që para mjeteve serbe të informimit(Lexo) de informimit njollat e kuqe të vizatuara më makër më ngjyrë të kuqe, të duken si njolla gjaku.

Të duket si një përgjakje e maturantëve serb nga Policia e Kosovës. Skenar serb që më shumë se shqiptarët në Kosovë askush nuk i kupton. Vuçiq më një fanellë simpatizanti për këtë ngjarje doli më parullën e shkruar në fanellë edhe unë ja nxënësit. Vetëm sa nuk e kishte shkrua bravo kështu sakrifikohet për Serbinë. Bravo për flamujt serb në Kosovë, për thirrjet nacionaliste prodhojnë armiqësi në brezat e ri, për ngjyrosjen me ngjyrë të kuqe. Bravo kështu ju do Serbia, kështu ju do Rusia”, foli Maraj.

Maraj thotë se, Serbia dhe Rusia vazhdojnë të përdorin serbët në Kosovë si mjet për skenarë politikë dhe propagandë, pa ndjeshmëri ndaj tyre.

Ai vë theksin te rasti i fundit me maturantët serbë të “ngjyrosur me të kuqe” që është një mashtrim i inskenuar për të manipuluar opinionin ndërkombëtar. Prindërit dhe mediat serbe e justifikojnë me “traditë”, por kjo s’ka qenë kurrë pjesë e kulturës lokale.

Por, sipas Marajt, historikisht, shqiptarët kanë pasur vështirësi në shpërfaqjen e së vërtetës, përveç përpjekjeve të Presidentit Rugova. Sot, mediat kosovare reagojnë dobët ndaj dezinformatave serbe, ndërsa Vuçiq vazhdon prodhimin e krizave për interesa politike personale, duke rrezikuar paqen në rajon.

“Serbia dhe Rusia serbet në Kosovë i ka material për ta harxhuar pa dhimbje, për aktivitete më prapavijë antinjerëzore politike. Mirë, që tani janë edhe institucionet ndërkombëtare dhe po njihen me gënjeshtrat e kukuvajkës serbe. Përndryshe shqiptarët në Kosovë nuk kanë arritur kurrë ta njoftoj botën demokratike me gënjeshtrat serbe të përcjella me lot e vajtime rrejshme. Prindërit e këtyre nxënësve serb në policinë e Kosovës sipas gazetave paskan deklaruar se kështu është traditë që për festa të ngjyrosën më ngjyrë të kuqe. Çfarë gënjeshtre! Kur paskan filluar kjo traditë të serbet? Nëse kjo ka filluar nuk është fare traditë por skenar për të mashtruar opinionin botëror dhe atë serb. Ne këtu kemi qenë dhe nxënësit serb nuk janë ngjyrosur kurrë për festa më ngjyrë të kuqe. Por prindi serb nuk del patriot nëse nuk gënjen. Këtë e ka porosi prej AASHS dhe Kishës serbe e ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *