Kylie Jenner tjetërsohet për fotosesionin e ri
Influencerja dhe biznesmenia e njohur amerikane, Kylie Jenner, ka habitur fansat me një pamje krejtësisht të re në fotosesionin e saj më të fundit.
Në imazhet e publikuara, Kylie shfaqet me vetulla të lyera në mënyrë të tillë që nga një vështrim i parë duket sikur nuk i ka fare.
Ky stil i guximshëm i jep një tjetër dimension fytyrës së saj, duke e larguar nga imazhi klasik që jemi mësuar ta shohim.
Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht këtij transformimi të pazakontë, Kylie duket sërish bukur dhe tërheqëse.