INTERESANTETË FUNDIT

Politikani australian njofton largimin nga detyra duke pirë birrë nga këpuca në parlament

Kyle McGinn, deputeti i Partisë Laburiste në Këshillin Legjislativ të Australisë Perëndimore ka lajmëruar largimin e tij nga detyra në një mënyrë të pazakontë.

Ai e ka përfunduar fjalimin e tij lamtumirës duke birrë nga këpuca që e hoqi nga këmba.

“E kam menduar gjatë se si do ta përfundoja këtë fjalim. Jam mësuar të më qortojnë, kështu që mund ta kalojmë këtë punë dhe ta mbarojmë. Por do të doja t’u thoja faleminderit për dy mandatet fantastike”, tha McGinn.

Kjo ka shkaktuar të qeshura te anëtarët e tjerë në Parlamentin e Australisë Perëndimore, kurse Alanna Clohesy, kryesuesja e Këshillit Legjislativ të Australisë Perëndimore i ka kërkuar McGinn të ulet në karrigen e tij menjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *