POLITIKATË FUNDIT

“Kosovës rreziku më i madh i kanoset nga…!”, veprimtari shqiptar nga SHBA ‘godet’ këta politikanë shqiptarë

Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka bërë një shkrim në lidhje me masakrën në burgun e Dubravës, derisa tha se presidenti Vuçiqi përfaqëson një aspekt thelbësor të kësaj historie të errët.

Krahas kësaj, tha se individët përgjegjës për vrasjet mbeten të pandëshkuar, prej tyre njëri mbanë post të presidentit të Serbisë.

Po ashtu, Bekteshi përmendi lidhjet e Vucciq me disa politikanë shqiptarë që bënin marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Kosovës rreziku më i madh i kanoset nga disa shqiptarë të ‘ndershëm’ që në emër të paqës dhe karierës janë në gjendje te falin Serbine nga krimet, të falin tokë dardane, ashtu si ua falen dy shteteve më të dobëta në rajon, MV dhe Malit të Zi”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Masakra në burgun e Dubravës në Kosovë, që ndodhi nga 22 – 24 maj 1999, qëndron si një kujtesë drithëruese e trashëgimisë së tmerrshme të lënë nga regjimi gjenocidal serb. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili shërbeu si Ministër i Informacionit gjatë viteve të turpshme vendimtare nga marsi 1998 deri në tetor 2000, përfaqëson një aspekt thelbësor të kësaj historie të errët. Është e domosdoshme që të përballemi dhe t’i kujtojmë këto ngjarje, duke u siguruar që mizori të tilla të mos përsëriten më kurrë.

Edhe pas 26 vitesh të gjata, individët përgjegjës për vrasjet mbeten të pandëshkuar dhe, çuditërisht, njëri prej tyre tani mban postin e presidentit të Serbisë. Kjo nxjerr në pah një padrejtësi të rëndë që nuk mund të injorohet.

Derisa, ky president i Serbisë ka qene pjesë e makinerisë gjenocidiale serbe, KM Rama po ia zgjat jetën politike me miqësi vëllazërore ne Ballkanin e tyre të hapur sëbashku edhe me Ali Ahmetin dhe një pjesë e opozitës Kosovare që arritën marrëveshje të dëmshme me Vuçiqin për Kosovën, biles disa tentuan dhe ta ndajnë miqësisht me Vuçiqin. Kosovës rreziku më i madh i kanoset nga disa shqiptarë të ‘ndershëm’ që në emër të paqës dhe karierës janë në gjendje te falin Serbine nga krimet, të falin tokë dardane, ashtu si ua falen dy shteteve më të dobëta në rajon, MV dhe Malit të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *