Takimi Kurti- Hamza, ja çka thonë nga PDK
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-së për kryeministër Albin Kurti, dhe ai i PDK-së, Bedri Hamza duke biseduar me njëri tjetrin gjatë finales së Superligës së Kosovës ngjalli shumë reagime.
Por, Përparim Gruda nga PDK-ja tha se ky ishte një takim rasti dhe nuk kishte asnjë konotacion politik.
“Ky a qenë një event tërësisht sportive zotëri Hamza si nikoqir i ngjarjes i rënë të ulet afër zotit Kurti sepse ashtu e do protokolli.
Por nuk ka asnjë përmbajtje politike.”, tha Gruda.