“Strukturat e shtetit paralel duhet të zhduken…”/Ramabaja: Deklarata që irritoi Petar Petkoviqin dhe Baton Haxhiun
Deklaratat e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, dhënë në emisionin Rubikon, kanë ndezur debat. Rohde u shpreh qartë se “struktura parashtetërore në veri dhe përdorimi i dy valutave janë anomali që duhet të marrin fund”.
Analisti Sadri Ramabaja, thotë se kjo deklaratë nuk i pëlqeu Bton Haxhiut dhe Petar Petkoviqit.
Sipas tij, reagimet e tilla dëshmojnë se diplomacia gjermane, megjithë tonin e saj të kujdesshëm, kur thotë të vërteta të qarta, ngjall panik te ata që janë mësuar me status quo-në e strukturave paralele.
Reagimi në Facebook:
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në Rubikon:
“…Strukturat parashtetërore, strukturat e shtetit paralel duhet të zhduken. Fakti që në veri përdoren dy valuta është një anomali…”
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq: “Në fund, Rohde e tha atë që e ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Tani është konfirmuar publikisht kush qëndron pas Kurtit në mbylljen e institucioneve serbe, ndalimin e dinarit dhe mohimin e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe Metohi! Shkelje brutale e të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244!”
Baton Haxhiu në Pressing reagon plot irritim kur udhëheqësi i emisionit tenton ta lexoj një pjesë të deklaratës së ambasadorit: “Një ambasador pa peshë, pa diskurs… mos ma përmend atë ambasador. Po shpresoj që Merz na dërgon një ambasador tjetër…”