POLITIKATË FUNDIT

Halil Geci ‘shpërthen’ me kritika ndaj opozitës – ka një paralajmërim edhe për…

Halil Geci ka reaguar sërish në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook kritikoi ashpër opozitën, duke thënë se ajo po bëhet pengesë e shtetit.

Geci u bëri thirrje partive opozitare që ta zhbllokojnë situatën, përndryshe i paralajmëroi se do e pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Hiqni dorë nga bllokadat! Populli tashmë e ka kuptuar qartë se kush po i shkakton dëme shtetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Kjo që po bëni do t’ju kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet që po vijnë”, shkroi ai në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kur opozita bëhet pengesë e shtetit – jo zë i popullit, por vegël e bllokadës!

Nën hijen e bllokadës, nuk ka atdhe – ka vetëm turp!

Një zë i fuqishëm nga zemra e popullit ju thërret:

Prekni kokën, vetëdijesohuni dhe mos i gëzoni armiqtë tanë me përçarje.

Kosova nuk ka nevojë për lojëra politike – ajo ka nevojë për bashkim, mençuri dhe përgjegjësi kombëtare.

Kë mund ta fajësojmë dhe ta akuzojmë si bllokues dhe sabotues të ndërtimit të institucioneve shtetërore?

A duhet të fajësojmë pozitën, e cila i ka fituar zgjedhjet me mbi 42% të votave të qytetarëve shqiptarë dhe që gëzon legjitimitet demokratik? Apo duhet të tregojmë gishtin nga opozita, e cila – megjithëse nuk e ka fituar besimin e shumicës – po përpiqet përmes bllokadave e manovrave të dëmshme, të uzurpojë vullnetin e popullit?

Sot, përballë një situate të ndjeshme politike, opozita e bashkuar me pakicat jo-shqiptare – përfshirë përfaqësues të komuniteteve që tradicionalisht kanë bashkëpunuar me agjenda të jashtme – po përpiqet ta rrëzojë një qeveri që e ka legjitimitetin qytetar dhe kushtetues, jo me ide apo programe më të mira, por me thirrje të paturpshme si: “dorëzohu se po duam me të rrëzuar.”

Në vend që të jetë alternativë serioze dhe kontribuese në kontrollin demokratik të pushtetit, opozita po kthehet në pengesë sistematike për funksionimin institucional të shtetit. Po minon themelin e demokracisë dhe po e çon vendin drejt krizës së qëllimshme, Vetëm për të kënaqur ambiciet e Serbisë dhe interesat e ngushta grupore të opozitës.”

O milet, dëgjoni zërin e arsyes!

Kosova nuk ka nevojë për pengmarrës të institucioneve, por për bashkëpunim kombëtar dhe një klasë politike të përgjegjshme, që punon për interesin publik, jo për hakmarrje politike.

Të gjithë ata që me vetëdije bllokojnë ndërtimin e institucioneve të dala nga vota e lirë e qytetarit, do të mbajnë përgjegjësi historike dhe morale për çdo krizë që e dobëson shtetin e Kosovës.

Kur interesat partiake vendosen mbi interesin kombëtar, atëherë nuk kemi më opozitë demokratike, por sabotim të shtetit.

Kjo sjellje nuk i shërben popullit, Kosovës e as së ardhmes tonë euroatlantike.

Kosova është ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën e brezave, jo mbi bllokime, shantazhe apo pazare politike.

U bëjmë thirrje opozitës:

Hiqni dorë nga bllokadat! Populli tashmë e ka kuptuar qartë se kush po i shkakton dëme shtetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Kjo që po bëni do t’ju kushtojë shtrenjtë në zgjedhjet që po vijnë.

Le të mos e tradhtojmë amanetin e dëshmorëve, as të ardhmen e fëmijëve tanë!

Të mos trashëgojmë një shtet të thyer nga etja për pushtet, por një shtet të ndërtuar mbi dinjitet, bashkim dhe drejtësi.

Ky është mesazh për pozitën dhe opozitën:

Mos i gëzoni armiqtë tanë me përçarje – sepse Kosova kërkon bashkim, mençuri dhe përgjegjësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *