POLITIKATË FUNDIT

Avokati Gazmend Halilaj: “Krimet politike dhe kriminaliteti nuk luftohen në Drenas e Skenderaj me këngë sharkie”

Avokati Gazmend Halilaj ka bërë një postim të ashpër në Facebook, ku flet për nevojën e guximit dhe veprimeve konkrete kundër krimeve politike dhe grupeve kriminale në Kosovë. Ai thekson se fenomenet e tilla nuk mund të luftohen as me këngë sharkie dhe as me indiferencë, por kërkojnë përballje të drejtpërdrejtë.

Më poshtë postimi i plotë:

“Të dashur miq- vrasjet politike, krimet tjera nga Ndërmarrja e përbashkët kriminale, Klani Pronto dhe Shiku, e të mbuluara nga Polic e Prokuror të shantazhuar apo të shitur, nuk luftohën në Drenas e Skenderaj.

E as tu ngue kengë me sharkia.

Për goditjen dhe shkatërrimin e këtyre Skuadrave duhet Guxim, veprime konkrete dhe gatishmëri mu përballë me çdo sulm.

Krimi nuk është i pa thyeshem.

Të pa thyeshem do jemi Ne.

Le të bëhën krejt bashkë kunder meje.

Janë më pak se Lecka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *