POLITIKATË FUNDIT

Shpejtim Bulliqi nuk e përjashton kandidimin: “Nëse partia vendos, jam gati për një mandat të ri”

Kryetari aktual i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka lënë të hapur mundësinë për një kandidim të ri në zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve dhe punën që është bërë deri më tani në komunë.

Ai la të kuptohet se vendimi për kandidaturën e tij do të varet nga vlerësimi i partisë, por nuk e përjashtoi mundësinë që të garojë edhe një herë për të udhëhequr Podujevën, duke e konsideruar këtë si vazhdimësi të një angazhimi që ka sjellë rezultate për qytetarët.

“Për sa i përket angazhimit tim të ardhshëm, unë do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve të Podujevës.

Nëse subjekti im politik përmes organeve të saj e vlerëson se unë duhet të jem Kandidati për Kryetar Komune nuk i iku përgjegjësisë dhe do të jem sërish kandidat për të vazhduar punën e mirë që kemi nisur”, deklaroi Bulliqi gjatë një intervsite për gazetën “Bota sot”.

Deklarata e Bulliqit vjen në një periudhë kur partitë politike po fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe vëmendja është e përqendruar tek figurat që mund të garojnë për drejtimin e komunave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *