POLITIKATË FUNDIT

“A po tuten a po bëjnë filma”, këshilltari i Isa Mustafës tregon për kërcënimet që i janë bërë dikur

Këshilltari i ish kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook ka reaguar pas lajmit se Presidentja Vjosë Osmani është kërcënuar me jetë.

Gecaj shkruan se ‘1200 individë i kisha bllokuar në facebook gjatë Qeverisë Mustafa, një pjesë e madhe e të cilëve ishin mu kërcënime, kryesisht të anarkistëve nga brigadat e kuqe’.

Postimi i plotë:

A PO TUTEN APO PO BËJNË FILMA?

Nuk po e kuptoj se a po tuten me të vërtetë apo e kanë veç për populizëm — 1200 individë i kisha bllokuar në facebook gjatë Qeverisë Mustafa, një pjesë e madhe e të cilëve ishin mu kërcënime, kryesisht të anarkistëve nga brigadat e kuqe. Megjithatë, nuk i kam nxjerrë telashe organeve të rendit, sepse ata kanë punë më të menqura e më të rëndësishme se sa të merren me rrugaqë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *