Një samit për ta “rehabilituar” veten dhe Vuçiqin/ Bytyçi: Ramës nuk i dhemb as sa një qime floku për Kosovën
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane u mblodhën të premten në samitin njëditor në Tiranë, ku diskutuan sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, derisa në krye të agjendës ishte diskutimi dhe pikëpamjet në lidhje me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës.
Në anën tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor paraqitën kërkesat për anëtarësimi e tyre bë Bashkimin Evropian në kuadër të planit dhe politikave për zgjerim.
Kosovën në këtë ngjarje u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani e cila nuk i kurseu kritikat ndaj BE-së për qasjen “përkëdhelëse” ndaj Serbisë dhe mos-heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.
Prof. Dr. Enver Bytyçi e konsideron Samitin e Komitetit Politik të Këshillit të Europës një mundësi për të analizuar ndikimet politike dhe strategjike të zhvillimeve ndërkombëtare.
Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Prof. Dr. Bytyçi thekson se, edhe pse Samiti i Tiranës mbledh liderë të rëndësishëm evropianë, ai sjell gjithashtu sfida dhe paradoksale lidhur me qëndrimet dhe veprimet e disa prej liderëve të rajonit.
ImageProf. Dr. Enver BytyçiFoto galeri
“Të premten e shkuar në Tiranë u mbajt Samiti i radhës i Komitetit Politik të Këshillit të Evropës, ku morën pjesë kryeministra dhe kryetarë shtetesh nga 47 vende të kontinentit. Nga sa vura re më entuziastët e evropianëve në këtë samit ishin Goergia Meloni, Ursula von de Leyen, sigurisht sponsori politik I Ramës, Emmanuel Macron e ndonjë tjetër. Ndërsa Vuçiq m’u duk edhe i gëzuar, edhe xheloz. i gëzuar se Rama i dha shansin që ai të rehabilitohet pas vizitës së tij në Moskë dhe pjesëmarrjes në paradën e Sheshit të Kuq. Si gjithmonë, Edi Rama mbajti anën e Serbisë, sepse së paku evitoi çdo kritikë ndaj presidentit të saj. Dhe imagjino: – Këto kritika do të ishin krejt të natyrshme pas asaj që bëri Vuçiq, duke u hedhur haptazi në prehrin e Vladimir Putin, që do të thotë, duke iu kundërvënë sigurisë dhe paqes europiane. Këta ishin më të lumturit. Ndërsa i rezervuar m’ u duk Fridrich Merz i Gjermanisë. Por edhe disa liderë të tjerë, përfshirë presidentin turk, Rexhep Tayp Erdogan, I cili kam përshtypjen se asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht klounin e Tiranës”, shpreh profesori.
Bytyçi vuri në dukje përpjekjet e Edi Ramës për të përmirësuar imazhin e tij në sytë e BE-së dhe për të mbështetur Serbinë, ndërsa theksoi pozitat e kundërta të Kosovës, të cilën e përfaqësoi me dinjitet presidentja Vjosa Osmani.
Ai e konsideron këtë situatë si një mundësi për të reflektuar mbi realitetin politik të rajonit dhe marrëdhëniet komplekse ndërkombëtare, duke i dhënë vëmendje veçanërisht
“Në takimin e së premtes Kosovën e përfaqësoi presidentja, Vjosa Osmani. Si gjithnjë përfaqësimi i saj shfaqi dinjitet dhe integritet. Foli pa dorashka dhe kërkoi të realizojë interesat e vendit të saj në raport me integrimet europiane. U kujtoi liderëve europianë se ndërsa injorohet një vend pro-europian si Kosova, mbahet afër një vend anti-europian, si Serbia. Ky ishte thelbi I kritikës së saj. Po kundër kujt drejtohej kjo kritikë. Pikërisht kundër të gjithë atyre që i bënin elozhe Edi Ramës. Dhe është e çuditshme se elozhet ndaj Edi Ramës nuk i kursejnë ata liderë politikë të Europës, të cilët kanë lidhje shumë më të ngushta me Serbinë, sesa më Shqipërinë dhe me Kosovën. Kjo është ajo që vihet re”, thekson Bytyçi.
Por, sipas tij presidentja Osmani duhet t’i thotë publikut në Kosovë, nëse ajo mori pjesë në samit me fusnotë, apo si përfaqësuese e një vendi plotësisht sovran?!
“Mediet serbe shpesh herë gënjejnë, me qëllim që të përçajnë spektrin politik shqiptar. Por të vërtetën e di më mirë se gjithkush zonja Osmani dhe ata që ishin në Samit. Ata kishin në duar dokumentet, ftesat, programet gjithçka duhej për organizimin e një conference të tillë. A ishte fusnota në këto dokumente? Nëse po, atëherë ajo do të duhej të reagonte. Nëse jo, atëherë duhet sqaruar opinion, së paku për të demantuar shpifjet e Beogradit. Logjikisht unë besoj se Rama është dhe duhet të ketë qenë i gatshëm të vendosë fusnotën, nëse këtë ia ka kërkuar Aleksandër Vuçiq. Aq më tepër nëse presidenti i Serbisë e ka kushtëzuar me ose mos pjesëmarrjen e tij. Edi Rama e dëshironte shumë ardhjen e kreut të shtetit serb në Tiranë. Së pari, për shkak se kanë kohë pa u parë dhe përqafuar. Së dyti, sepse donte t’i dëshmonte edhe njëherë besnikërinë e tij në përpjekje për t’ia rrit prestigjin humbur në sytë e evropianëve. Është një rol ky që duket si I fshehur. Por në fakt përbën boshtin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Tiranës së Edi Ramës, theksoi ai.
Po ashtu, profesor Bytyçi rikujtoi se presidentja kërkoi heqjen e sanksioneve për Kosovën në këtë samit, por që askush nuk iu përgjigj për këtë.
Kjo sepse kryeministri organizator, pra kryeministri i Shqipërisë, nuk e mbështeti “motrën” e tij, Vjosa Osmanin.
“Ai kishte në dorë të bëhej zë i Kosovës në këtë Samit. Por nuk e përmendi asnjëherë atë. U bë zë i Macron më vonë, kur të dy kërkuan të vazhdojë dialogu me Serbinë. Ndërkohë që ai dialog ka vdekur, madje është varrosur. Se kur kosovarët do ta kuptojnë se kryeministri i “shtetit amë” është nuk është me Kosovën, por me armikun e saj, unë nuk e di. Se sa shumë prova duhen dhënë për këtë, këtë nuk e di sërishmi. Por ama vetëm një gjë e di e për këtë jam njëmijë përqnd I sigurt: – Edi Ramës nuk i dhemb as sa një qime floku gjithashtu për Shqipërinë, jo më për Kosovën.
I vetmi interes i kryeministrit të Shqipërisë është manipulimi i liderëve evropiane për interesat e tij personale të pushtetit, si mbrojtja më e mirë nga akuzat për lidhjet e tij me krimin e organizuar, korrupsionin, bandit mafioze kriminale dhe bandat e manipulimit të zgjedhjeve elektorale. Kësaj ai ia arriti, sepse thuajse të gjithë i certifikuan zgjedhjet e grabitura të 11 majit, edhe për fajin e opozitës. Por ama grabitësi ishte Edi Rama. Samiti rehabilitoi Ramën. Kësisoj dy më të përfituarit e këtij samite ishin Vuçiq dhe Edi Rama. Të dy u rehabilituan prej distancës strategjike e të vlerave me Bashkimin Evropian”, theksoi ai.
Në fund, profesor Bytyçi theksoi se sa më shumë afrohen liderët e sotëm të Shqipërisë dhe të Serbisë me liderët euopianë, aq më shumë largohet Kosova nga Evropa. “Këta dy liderë janë pengesa kryesore e Kosovës për t’iu bashkuar familjes europiane. Këta dy liderë punojnë së bashku që pesë vendet evropiane të mos e njohin Kosovën dhe për këtë shkak ajo të pranohet në shumë samite si pjesëmarrëse me fusnotë”, përfundoi ai.