OPINIONTË FUNDIT

Problemet me ‘numrat’ dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, veprimtari nga SHBA ‘zbulon’ skenarët e partive politike

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.

Të enjten, pas një takimi të thirrur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësues të partive politike, Osmani tha se nuk pati pajtim rreth konstituimit të Kuvendit, por shtoi se kishte parë një “disponim minimal” tek liderët partiak për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.

Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi takimin e presidentes Osmani me liderët e partive politike e cilësoi si simbolik.

Sipas tij, përgjegjës për situatën bllokuese janë si pozita, ashtu edhe opozita, e që presidentja nuk ka kompentencë që t’i obligojë të dyja palët për një marrëveshje politike.

ImageVeprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan BekteshiFoto galeri
Ai komentoi edhe problemet me “numrat”, derisa tha se në një shtet normal, pa inate, që moti do ishin formuar institucionet.

“Takimi me presidenten është simbolik, sa të mund të themi se nuk e refuzuan edhe presidenten, por jo më shumë se kaq. Kjo situatë bllokuese i bënë përgjegjës si pozitën, po ashtu dhe opozitën. Dyshoj se presidentja ka kompetenca apo mekanizma, që të obligojë partitë për të gjet një kompromis duke anashkaluar legjislativin. Tani më është e ditur se opozita e do pushtetin me çdo çmim edhe si humbëse, dhe kanë deklaruar se ata duan të qeverisin pa Kurtin, por kjo është e pamundur për shkak të numrave. Me problemin e numrave ballafaqohet edhe pozita dhe me hesap e prolongojnë numërimin në vend, me qëllim që të shkojnë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Në një vend normal, pa inate personale e antikombëtare, fituesi do të duhej të lidhte alenca për formimin e qeverisë, fatkeqësisht opozita është refuzuese duke e harruar interesin kombëtar dhe duke shfrytëzuar rastin për të ardhur në pushtet. Fatkeqësisht edhe kjo pa numra që do të krijonte një qeveri të paqëndrueshme”, shpjegoi veprimtari nga SHBA.

Krahas kësaj, Bekteshi potencoi faktin se Kosovës nuk i duhet një qeveri jostabile, apo thënë më mirë vetëm për disa muaj.

Sipas tij, partitë politike tregojnë papjekuri kombëtare, pasi inati po ua kalon racionalen, ku më pas edhe po shkaktohet krizë institucionale.

“Kosovës s’i konvenon një qeveri e paqëndrueshme, që do të zgjaste vetëm për disa muaj. Kosovës i nevojitet të qeveriset nga partnerë të fuqishëm me peshë politike që do të përfundonte mandatin e rregulltë në këto rrethana të keqësuara, jo vetëm në rajon, por edhe globalisht. Fatkeqësisht, partitë politike tregojnë papjekuri kombëtare e politike në formën më ekstreme të mundshme, ku inati e tejkalon racionalen. Kjo krizë institucionale e krijuar është e patolerueshme për të gjitha palët”, theksoi ai.

Ndër të tjera, veprimtari nga SHBA nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, megjithatë theksoi se as ato nuk do sillnin diccka ndryshe, pasi radhitja e partive do ishte pothuajse e njëjtë.

“Nga situata e krijuar duket se vendin e presin zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, por, për të ardhur deri aty duhet konstituimi i parlamentit, që po vonohet në mënyrë të pajustifikueshme nga të gjitha palët. Dhe, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme nuk do ta ndryshojë situatën në renditjen e tyre; i pari do të mbetet po aty, e po ashtu i dyti dhe i treti, partia e katërtë e ka rrezik të hy në parlament nëse nuk fuqizonohen sëbashku partitë e vogla, apo duke iu bashkangjitur partive më të mëdha. Të gjitha vonesat ia shtojnë vuajtjet qytetarit dhe shtetit, andaj është koha e fundit për reflektim serioz”, përfundoi Ramzan Bekteshi për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *