Vuçiq krah për krah me Lunen, të arrestuarin për sulme terroriste nga PSRK
Miku i Vuçiq, Milun Milenkoviq, në kuadër të detyrave që kishte në grupin terrorist, ishte përgjegjës edhe për vrojtim të Liqenit të Ujmanit. Ai ishte vendosur në një objekt afër Kryqit të Kuq, ku përveç se ka bërë vëzhgimin e lëvizjeve të dyshimta, kishte të fshehur edhe një sasi armësh për luftë eventuale.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte deklaruar me rastin e arrestimit të Milenkoviq, se “ky është një provokim i Albin Kurtit, me të cilin provon që të nxisë luftë në zemër të Evropës”.
Deklarata e ashpër e kreut serb nuk do të ishte kuptuar drejt, duke u quajtur më shumë politik para afër dy vjetësh, kur në bazë të akuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte arrestuar Milenkoviq, raporton Tëvë1.
Megjithatë, sipas një hulumtimi, është vërtetuar se Vuçiq ka pasur lidhje të veçantë me Milenkoviq, i cili ka qenë njëri nga udhëheqësit e organizatës terroriste Mbrojtja Civile.
Madje, sipas të përditshmes serbe Danas, objekti i Lunes, “Qendra për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit në Zubin Potok, të cilën e hapi presidenti i Serbisë, në fillim të vizitës së tij dyditore në Kosovë, sipas gazetës Danas, nuk ekziston në kuptimin juridik. Megjithatë, edhe pse kjo qendër nuk është e regjistruar si person juridik, Qeveria e Serbisë i ka kaluar asaj rreth katërqind e pesëdhjetë mijë euro gjatë viteve të fundit”.
Në Dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës të pandehur për sulmin terrorist të datës gjashtë dhjetor dymijë e njëzet e dy, thuhet se ai ka rezistuar gjatë arrestimit që i është bërë më datën trembëdhjetë qershor dymijë e njëzet e tre.
Besohet se Lune ishte stërvitur në Nish, në të ashtuquajturën “Qendra Humanitare Serbo-Ruse”, e njohur botërisht edhe si qendër spiunazhi e Moskës për Ballkanin Perëndimor.