TË FUNDIT

Ngjela zbulon “sekretin”: Ushtri e përbashkët Kosovë–Shqipëri?

Samiti i Komitetit Olimpik Evropian po mbahet në Tiranë.

Sipas analistit Spartak Ngjela, kjo është një vlerë shumë e madhe dhe se i ka mërzitur shumë Sllavët, sepse tregon forcën e perëndimit në mbështetje të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

“Është ngjarje historike, s’është gjë e vogël, dhe tregon se jemi afër Bashkimit Evropian”, deklaroi Ngjela në emisionin Kosova Today.

Më tej ai shtoi se kryesorja këtu është edhe ideja e krijimit të një ushtrie permanente Shqipëri-Kosovë “Mes tjerash edhe kjo e ka shqetësuar Vuçiqin, sepse ka dalë një plan amerikan për rikonstruksionin e Ushtrisë Shqiptare”.

“Në qoftë se Shqipëria dhe Kosova kanë një marrëveshje mbrojtjeje të përbashkët me ushtritë e tyre dhe Shqipëria është në NATO, që nga ky moment cenimi i Kosovës është cenimi i NATO-s”, tha Ngjela, duke theksuar se ky nuk është lajm që është dhënë, por është një interpretim që bëhet dhe se ende nuk ka një fakt zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *