Paralajmërohen ndryshime në skenën politike, ja çka ndodhë nëse mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme!
Kanë kaluar tre muaj që nga koha kur u mbajtën zgjedhjet e reja parlamentare, megjithatë Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional.
Fatkeqësisht, kjo po ndodh pasi deputetët dhe partitë politike nuk po arrijnë një marrëveshje politike, ku kësisoj në vazhdimësi po dështon procesi i konstituimit të Kuvendit.
Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.
Krahas kësaj, janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, mirëpo që ndarjet politike në vazhdimësi e kanë penguar këtë proces.
Kësisoj, në konsideratë po merren edhe zgjedhjet e reja parlamentare, si një mënyrë për të dalë nga kjo bllokadë institucionale.
Megjithatë, pavarësisht aspektit ekonimik që do i kushtonin Kosovës, zgjedhjet e reja parashikohet edhe që ta ndryshojnë skenën politike, si dhe zvogëlimin e partive politike në Kuvend.
Ramabaja: Kur mungon sensi politik i të vepruarit të opozitës
E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli profesori Sadri Ramabaja.
Së parti, tha se bllokimi i Kuvendit është një veprim politik i paparamenduar mirë nga opozita.
ImageSadri Ramabaja.Foto galeri
Derisa sqaroi se pse po ndodhë kështu, mbështeti edhe disa argumete të tij,
“Bllokimi, respektivisht stisja e ngërçit politik rreth konstituimit të Kryesisë së Kuvendit të Republikës, para së gjithash kryetarit të Kuvendit, është akt politik i paparamenduar mirë nga opozita.
Pse po ndodhë kështu?
Nga mungesa e urtësisë politike? Nga injoranca politike? Apo nga ndërhyrja pa takt e oligarkëve që kanë në dorë realisht opozitën?
Të gjitha nga pak, do të thosha pa hamendje.
Në fakt opozita, siç e dëshmoi koha, nuk e kishte lexuar me kohë as mesazhin e 14 shkurtit 2021, rrjedhimisht as këtë të 9 shurtit.
Ajo nuk ishte pajtuar me rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por nuk kishte kurajon politike ta pohonte këtë. Prandaj ishte vu në kërkim të metodave për ta penguar me çdo çmim krijimin e Qeverisë Kurti 3.
Shih për këtë, këtë strategji veprimi e filoi me abstenimin e procesit të verifikimit të mandadeve, madje duke përdorë alibi koti.
Opozita u detyrua më pas të tërhiqej, meqë edhe dashamirët e saj nga jashtë, e kishin sugjeruar dhe ia kishin bërë të qartë se se ai veprim ishte tërësisht alogjik, për të mos thënë se ishte pa sens politik.
Ndërkohë vazhdoi me të njejtën metodologji në procesin e konstituimit të Kryesisë së Kuvendit”, nënvizoi ai.
Po ashtu, Ramabaja tha se procesi i konstituimit do duhej të ishte një proces formal dhe të realizohej pa ndonjë dramë, në këtë rast përmendi disa shtete evropiane.
Ai tha se opozita bllokadën do duhej ta fillonte para formimit të qeverisë nëse do donte, jo për zgjedhjen e Kryeparlamentarit, post që i takon partisë fituese, në këtë rast LVV-së.
“Tani duke shprehur pakënaqësinë gjoja me të përzgjedhurën e fituesit [Lëvizjes Vetëvendosje] për kryetare të Kryesisë, respektivisht Spikeren e Kuvendit!
Krejt kjo po ndodhë në prag të krijimit të Qeverisë Kurti 3.
Procesi i konstituimit të Kryesisë së Kuvendit në modelet e demokracive parlamentare, siç është ky yni, janë më shumë procese formale dhe do të duhej të përmbylleshin në një atmosferë festive.
I tillë është në ai në Austri, Gjermani, Francë etj.
Ndërkaq në SHBA, Kryesuesi i Kongresit zgjidhet vetëm nga partia fituese, madje pa kurrëfarë parpëlqimi a pajtimi me hubësit e zgjedhjeve.
Çështje tjetër është pastaj zgjedhja e Qeverisë.
Atëherë, në atë fazë, opozita do të duhej ta fillonte betejën politike.
Tek atëherë, kur do të fillonte ora kushtetuese, do të mund të përballeshin forcat politike në agorën e demokracisë, siç është salla e Kuvendit të Republikës”, shpjegoi ai.
Tutje, profesori tha se një pjesë e opozitës është në frikë, pasi po përmendet mundësia e shkruajes në zgjedhje të reja, e që kjo nuk do i përshtatej të gjithave.
Pasi, sipas tij skena politike do ndahje në tri forca politike, LVV, PDK, LDK.
“Pse po ndodhë krejt kjo odisejadë?
Duket se arsyeja reale është se, asnjëra palë nuk janë të sigurtë se do të ishin në gjndje ta krijonin Qeverinë, në rast se do të fillonin të lëviznin përpara akrepat e orës kushtetuese.
Opozita, respektivisht një pjesë e saj, ka dhe një hall shtesë, e që ndërlidhet me mundësisnë e shkuarjes drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Shih për këtë, kjo pjesë e opozitës bëri një hap politik dje, në seancën e 13 të radhës. Mblodhi nënshkrimet për ta dërguar procsin e propozuar nga Kryesuesi i sencës për zgjedhje përmes votës së fshehtë.
Ky akt, duke paragjykuar se do t’i jap një zgjidhje tjetër procesit, ka gjasa se do ta përshpejtoj pikërisht shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Nëse ndodhë kjo, atëherë është shumë e qartë, skena politike do të pësoj ndryshime rrënjësore.
Korpusi politik i partive sa janë prezente në Parlament, me theks ato të Bllokut politik shqiptar, do të rridhet në tri forca politike parlamentare, duke krijuar qartë, de fakto, dy grupime politike: LVV me aleatët e saj të vegjël brenda dhe PDK me patericën e saj LDK-në”.
Ndër të tjera, ai shtoi se me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, AAK do ishte humbëse e madhe, pasi nuk do arrinte as të kalonte pragun.
Megjithatë, humbëse e parashikoi edhe LDK-në, derisa parashikoi se ajo mund të binte sërish në 10-12 për qind.
“Humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në shikim të parë mund të shihet AAK-ja, që me shumë gjasa nuk do ta kalonte dot pragun, por në realitet humbsja faktike dhe historike do të jetë LDK-ja.
AAK-ja, rspektivisht lideri i saj, këtë humbje do ta shndërronte në alibi të fortë për largim ng skena politike dhe përqëndrim në biznesin e tij, duke shmangur kështu krejt ntyrshëm ca shpenzime koti për parazitë jo të paktë që i rrinë pranë dhe e ndjekin prapa. Ndërkaq LDK-ja, duke qenë e sigurtë se sërish do të kthehej tek 10 a 12% i saj real, do të shenjonte humbjen e dytë historike, që do t’i siguronte shkuarjen e sigurtë në histori në zgjedhjet pasuese.
Një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: Çdo e keqe e ka edhe një të mirë.
Çdo tatpjetë politike e ka edhe një proces ngjitjeje paskëtaj, na mëson dialektika e mendimit politik.
Ky ngërç politik prandaj mund të cilësohet si një prolog i zhvillimeve pozitive në skenën tonë politike, që pres ta promovojë demokracia jonë parlamentare brenda këtij viti kalendarik”, përmbylli Sadri Ramabaja për “Bota sot”.
Gacaferi: Njerëzit tani e kanë kuptuar se koalicion mes LVV dhe partitve opozitare nuk do ketë
Kurse, edhe anëtari i listës “Guxo”, Luan Gacaferi parashikoi një humbje të madhe për partitë opozitare nëse shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
ImageLuan GacaferiFoto galeri
Këto të fundi, ai tha se janë të pashmangshme nëse vazhdon kjo bllokadë dhe nuk konsitutohet Kuvendi.
Gacaferi në prononcimin e tij për “Bota sot” tha se qytetarët do e votojnë më shumë se 50 për qind LVV, pasi e kanë kuptuar se nuk bën koalicion me partitë e tjera.
“Nëse opozita vazhdon t’a bllokoj zgjedhjen e kryeparlamentares, atëherë shkojmë në zgjedhje e për çka unë jam shumë i bindur qe Albini do dalë si me 14 shkurt 202, në mos me mire.
Kjo pasi, njerëzit tani e kanë kuptuar se koalicion me partitë e opozitës nuk do ketë dhe kështu do e votojnë me mbi 50% Albinin që mos të vijë të bllokada e radhës”, përmbylli Luan Gacaferi për “Bota sot”.