PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe kërkojnë të jenë në qeveri, edhe pse vendin e kanë në qeli
Rexhep Torte
Asnjë shtet në botë nuk mund të funksionojë normalisht me një qeveri gjithëpërfshirëse, siç po kërkon opozita tradhtare, vëllavrasëse për pushtet, e korruptuar, hajdute dhe humbëse e zgjedhjeve në Kosovë.
Qeveria gjithëpërfshirëse, për opozitën në Kosovë – PDK, LDK, AAK dhe NISMA – është e vetmja mënyrë për ta faktorizuar veten, për të mbuluar tradhtitë, vëllavrasjet, hajnitë dhe korrupsionin multimilionësh që i kanë shkaktuar Kosovës gjatë dhe pas luftës.
Si mund të qeveriset Kosova me një qeveri gjithëpërfshirëse në të cilën janë të pranishëm tradhtarët, vëllavrasësit për pushtet, të korruptuarit multimilionësh, përballë Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë ndalur maksimalisht hajnitë dhe korrupsionin, kanë shtrirë sovranitetin në veri të vendit, kanë vendosur euron si monedhë shtetërore dhe kanë larguar dinarin serb. Ata mbyllën strukturat ilegale serbe në Kosovë, bastisën dhe konfiskuan armatime ilegale, dhe me sukses ndaluan sulmin terrorist në Manastirin Ortodoks Serb në Banjskë, duke konfiskuar një sasi të madhe armatimi dhe municionesh.
“Lista Serbe”, e mbështetur nga Serbia gjenocidale, kërkon bashkëqeverisje me opozitën shqiptare për të sabotuar dhe shkatërruar funksionimin e shtetit të Kosovës dhe për të mbuluar krimet serbe, pasi Kosova ende nuk e ka paditur Serbinë për gjenocidin e kryer gjatë luftës. Serbia ka kryer mbi 400 masakra, ku janë vrarë mbi 15 mijë shqiptarë të pafajshëm, përfshirë foshnje, janë dhunuar rreth 20 mijë gra dhe burra shqiptarë, dhe janë zhdukur mbi 1650 persona. Po ashtu, Serbia ka shkaktuar një eksod të mbi një milion shqiptarëve.
Kosova nuk ka ngritur ende padi ndaj kriminelëve si Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq e të tjerë, ndonëse ka prova të shumta. Disa ish-komandantë të UÇK-së, politikanë, prokurorë e juristë po deklarojnë me turp se paditë nuk mund të ngriten në mungesë. Por krimet nuk kërkojnë justifikime – ato kërkojnë aktpadi.
Tradhtia, vëllavrasja, hajnia dhe mashtrimi janë plagë për çdo shoqëri. Këto vese janë të pranishme te partitë PDK, LDK, AAK dhe NISMA, që edhe pas 26 vitesh nga çlirimi dhe 17 vitesh nga shpallja e pavarësisë, vazhdojnë të mbajnë peng shtetin. Nga ky grup u dëmtua edhe përpjekja për drejtësi, pasi nuk u hetuan as krimet politike pas luftës, siç u raportua për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Sali Çekajt, gazetarit Ali Ukaj, e shumë aktivistëve të LDK-së.
Sipas shumë zërave kritikë, këto parti kanë akumuluar pasuri të pajustifikueshme dhe kanë shtyrë më shumë se 400 mijë të rinj të emigrojnë për shkak të mungesës së shpresës në Kosovë. Ata synojnë të bashkëpunojnë me Listën Serbe për të sabotuar Vetëvendosjen dhe për të penguar procesin e vettingut dhe ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Megjithatë, bindja ime është se kjo opozitë nuk do t’ia dalë ta realizojë këtë projekt të errët, sepse rinia e Kosovës do të ngrihet për të mbrojtur të ardhmen e saj. Ajo do të kërkojë që drejtësia të veprojë dhe që liderët si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të hetohen për rolin e tyre në dështimet e shtetit.