TË FUNDIT

Guerot pas takimit me Kurtin: U diskutua për integrimin evropian dhe formimin e qeverisë

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot zbuloi detaje nga takimi i djeshëm me kryeministrin Albin Kurti, si edhe me ambasadorët e tjerë të vendeve të QUINT-it dhe atë të BE-së.

Ai në X shkroi se ky takim u realizuar me iniciativë të Kurtit.

“Së bashku me ambasadorët e tjerë të QUINT-it dhe të BE-së, takova kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me iniciativën e tij. Pata një bisedë të mirë mbi integrimin evropian të Kosovës dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim. Formimi i një qeverie është një nga hapat e nevojshëm”, shkroi Guerot.

Kujtojmë se ZKM-ja në njoftimin e djeshëm ka thënë se në këtë takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në KIE, por tjetër gjë u tha në njoftimet e ndërkombëtarëve, të cilët treguan se u disktua për krijimin e institucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *