Spartak Ngjela godet PD-në: Nuk është më parti politike – Shqipëria ka edhe “tri Kosova” për të çliruar!
Avokati dhe analisti i njohur Spartak Ngjela ka reaguar me tone të forta pas zgjedhjeve të fundit, duke deklaruar se Partia Demokratike ka humbur çdo legjitimitet politik për shkak të “non grata-s” së lidershipit të saj nga SHBA. Sipas Ngjelës, mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ka qenë vendimtare për krijimin e shtetit të Kosovës, ndërsa ka nënvizuar se shqiptarët në rajon kanë ende “tre Kosovë të tjera për të marrë”.
Teksti i plotë i postimit:
Partia Demokratike e thelloi edhe më tepër krizën e saj në votimet elektorale të këtij viti.
Nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo mjafton për të mos qenë fare parti politike në Shqipëri.
Pa mbrojtjen e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne shqiptarët kurrë nuk do të kishim fituar shtetin e dytë në Gadishullin Ilirik – Kosovën.
Por ne nuk kemi politikë qeveritare me kualitet të lartë profesional, sepse, si territore të Arbërisë shqiptare ne kemi ende dhe 3 Kosova të tjera për të marrë.