OPINIONTË FUNDIT

Spiunët në “aksion”- Eksperti jep alarmin: BIA serbe po zhvillon spiunazh të strukturuar ndaj Kosovës

Ditë më parë vendi i trondit nga lajmi i arresimit të Hysri Selimit nën dyshimin për sipunazh tek BIA serbe.

Ky rast po konsiderohet si alarm serioz për sigurinë kombëtare të Kosovës, pasi lë të kuptohet se vendi është objektiv i drejtpërdrejtë i aktiviteteve të shërbimeve të inteligjencës së huaj, veçanërisht të BIA-s serbe.

Më 7 maj, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Hysri Selimit, i dyshuar për spiunazh.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë, Hysri Selimi dyshohet se nga data e pacaktuar e deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025, si i rekrutuar nga Agjencia e Intelegjencës dhe Sigurisë së Serbisë (që njihet si BIA), ka ndihmuar punën e këtij shërbimi në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informatave që kanë të bëjnë me personat e radikalizuar dhe numrin e pjesëmarrjes së tyre në luftën në Siri, si dhe për zyrtarë të lartë të partive politike, dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Si shpërblim për këtë shërbim, Prokuroria thotë se zyrtarët e BIA-s në takimet në Serbi, e kanë paguar Selimin deri në 700 euro, si dhe i kanë dhënë telefona të mençur për të komunikuar me zyrtarët e BIA-s.

Përmes këtyre veprime, sipas Prokurorisë, Selimi ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Prandaj, për këto veprime, Hysri Selimi dyshohet për veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ky rast ka nxitur reagime të ashpra në opinion, ndërsa është theksuar rreziku që i kanoset vendit në vazhdimësi nga shërbimet e huaja anti kombëtare.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, ka ngritur alarmin për një valë të re aktivitetesh të shërbimit informativ serb (BIA) në territorin e Kosovës, duke e cilësuar këtë veprimtari si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë kombëtare.

ImageFidair BerishaFoto galeri
Ai theksoi se që nga përfundimi i luftës më 1999, shërbimi serb ka përdorur metoda të sofistikuara për të depërtuar në sistemin kosovar, me qëllim manipulimin, sabotimin dhe vjedhjen e informacioneve strategjike.

“Spiunazhi është një veprimtari klandestine dhe një akt jo legjitim, që ka të bëjë me zotërimin e një informacioni në duar të paautorizuara. Spiunazhi si i till mund tё themi se është një “tregti informacionesh” në nivel të lartë.

Pёr fat tё keq shteti i Kosovёs dhe ai i Serbisë ende nuk ka gjasa qё tё kenë bashkëpunim si dy shtete fqinje. Qё nga pas lufta (1999),BIA serbe ёshtё duke përdorur spiunazhin si mjet për të manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interesa nё rastin konkret nё dёm tё Kosovёs.

Sё fundmi BIA serbe ,nёpermjet spiunve tё vet nё Kosovё kishte pёr qellim marjen e informatave nё lidhje me gjendjen politike, ushtarake, ekonomike, si nё rrafshin shkencor-teknik, gjeografik, ajror, etj”, ka thënë Berisha për “Bota sot”.

Berisha paralajmëroi se së fundmi BIA është përqendruar në grumbullimin e të dhënave që përfshijnë fushat politike, ushtarake, ekonomike, si dhe aspektet shkencore-teknike dhe gjeografike të Kosovës.

“Objekte sulmi të spiunazhit politik kishte aparatin shtetëror, shërbimet shtetërore, gjegjësisht sigurinё kombëtare , ministrin e punëve të brendshme, partitë në pushtet dhe ato opozitare, ministrin e punëve të jashtme dhe marrëdhëniet me shtetet tjera, pastaj institucionet e ndryshme shkencore, kulturore-arsimore, artistike dhe të tjera.

Ndërsa objekt sulmi i spiunazhit ushtarak ka tё bёjё me ministrinë e mbrojtjes, shtabin e përgjithshëm, këshillin luftarak, gjinitë ushtarake, territoret ushtarake, shkollat ushtarake, industrinë ushtarake, institutet, depot e objektet e fortifikuara etj. Gjithashtu BIA serbe nёpermjet spiunёve tё vet synon tё merr informacione nё sferёn ekonomike ,mё sakt pёr institucionet dhe objektet nëpërmjet të cilave mund të arrihet deri te fshehtësia ekonomike, institucionet kryesore (ministritë, këshillat, komisionet) nga të cilat udhëhiqet ekonomia në tërësi ose në sektorët e veçantë, institucionet e tregtisë së jashtme dhe firmave, entet e ndryshme ku studiohen rrjedhat ekonomike, bankat, objektet e rëndësishme ekonomike, minierat, komunikacioni, etj”, u shpreh Berisha.

Ai apeloi që organet e sigurisë të reagojnë menjëherë, duke kërkuar forcimin e rrjeteve të informatorëve dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë tek organet kompetente.

“Pra BIA, nëpërmjet aktiviteteve tё saj po bёn mbledhjen, analizimin, përpunimin dhe vlerësimin e informacioneve qё kanё tё bëjnë me aspektin politik, ekonomik, të sigurisë dhe të natyrës ushtarake nё Kosovё. Prandaj, shteti duhet që të bëjë maksimalisht përpjekje që të ketë sa më shumë informatorë dhe të bëhet e pamundura që të sensibilizohen qytetarët për të ofruar informata organeve kompetente tё sigurisё”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *