OPINIONTË FUNDIT

Satirë nga Sherif Ramabaja: Rama e arsyeton shkuarjen e Vuçiqit në Moskë!

Sherif Ramabaja

Po ngritet pluhur pa nevojë. Unë edhe më parë, me të drejtë, i kam arsyetuar veprimet e Vuçiqit me Moskën. Ata historikisht janë të lidhur mes vete dhe po të kërkosh të kundërtën, është një papjekuri baras me çmenduri.

Ne duhet t´i kuptojmë ata, pa marr arasysh që dikujt i pengon kjo. Unë si politikan shqiptar i kuptoi sjelljet e tyre duke gjykuar drejt, e jo sipas stihisë politike ballkanase.

Fatkeqësisht shqiptarët nga Kosova dhe bota nuk pajtohen me qëndrimin tim, pse unë ua them të vërtetën ashtu siç është. Ne në realitet duhet të punojmë drejt bashkimit, bashkëpunimit dhe dialogut, e jo drejt një ndarje e cila është hapi i parë i një lufte të ftohtë, e cila na ka kushtuar shtrenjtë të gjithëve.

Vuçiqi është një politikan pragmatik i cili punon hapur me të gjitha palët. Është komunikues brilant me perëndimin, me lndjen, me Azinë, me botën myslimane dhe pothuaj me të gjithë.

Pse të na brengos shkuarja e tij në Moskë? Ne e dim se ai qëndron afër me Putinin, po ai këto ditë ishte edhe në SHBA që ta takonte edhe presidentin Trump, po meqë rastësisht atje u sëmur, iu desh që t´i anulonte takimet e tij dhe të shtrihej në spital, në Serbi.

Nga një ngjarje e tillë u bënë spekulime se atij nga qëndrimiet e tij politike dhe kërkesa për ta vizituar Moskën me 9 maj, iu anuluan takimet me presidentin Trump dhe ish ambasadrin Grenell.

Pra më duhet ta them haptas se spekulime të tilla ndaj tij dhe meje, dinë vetëm shqiptarët të thurin.

Nuk është për tu habitur edhe reagimi i EU përmes zonjës Kallas, e cila e kritikon shkuarjen e Vuçiqit në Moskë. Unë edhe atyre ua kam shprehur mendimin tim kritik se ne, duhet ta marrim me rezerva sjelljen e Serbisë në këtë rast. Ata si popuj qëndrojnë shumë i afërt mes vete, prandaj do të ishte absurditet që ne të kërkonim sanksione apo distancim nga Serbia ndaj Putinit, kur dihet se ata nuk do ta bëjnë këtë.

EU do të duhej ta ndiqte shembullin tim të afrimit me Serbinë për hir të paqes në rajonin tonë, e jo ta zgjedhim rrugën e konfrentimit. Luftërat janë shkatërrim. Këtë po e shohim në Ukrainë, në Palestinë e tash edhe konfliktin mes Indisë e Pakistanit.

Serbinë dhe sidomos Vuçiqin duhet kuptuar se NATO e kishte bombarduar dhe ia ka shkëputur Kosovën. Paramendone sikur kjo t´i kishte ndodhur Shqiprisë, kuptohet që edhe ne do të reagonim po në të njejtën mënyrë sikurse Vuçiqi. Ne kuptohet që e prkrahim pavarësinë e Kosovës, po në të njejtën kohë shfaqim mirëkuptim për atë se çfarë ka pësuar Serbia.

Unë si kompenzim shfaqa ide për Ballkanin e Hapur, që do të ishte një ngushëllim për Serbinë dhe Vuçiqin, po qe do kur kosovarët deshën të më hanin me tesha veshur, vetëm pse shfaqja ndjenja simpatie për Vuçiqin dhe politikën e tij mbi rajonin. Unë kurr nuk nisem që ta dëmtoi njërën palë, po shikoi ta gjej një baraspeshë në mënyrë që mos të dëmtohej asnjëra palë. Ky është parimi im internacionalist, me të cilin mburrem në karriern time politike. Pra nuk krahasohem me Bufin e Kënetës dhe kënetën e tyre në përgjithësi.

Po ta shikojmë sjelljen e kosovarëve dhe të Albin Kurtit, do ta kuptojmë se me nacionalizmat primitiv nuk ecet dot përpara. Çelësi i politikës është pragmatizmi dhe kompromisi, i cili fatkeqësisht u mungon kosovarëve.

Për gjëra të tilla duke i njohur cilësitë e mia, Serbia dhe Vuçiqi shprehin dëshirën që për Kosoën të bisedojnë me mua, e jo me uhëheqësit vendorë në krye me Albin Kurtin. Kjo është një shenjë e rritjes dhe besimit në politikën tonë shumëdimenzionale, kur është në pyej bashkëpunimi rajonal.

Përpos Vuçiqit në Moskë do të udhëtojnë edhe Dodik si një simpatizues i flaktë i Putinit dhe Rusisë, i cili po kërkon shkputjen e Republikës serbe në Bosnje. Ky mund të jetë një sinjal se serbët në Ballkan lozin një rol të rëndësishëm, për të cilin ne duhet të kemi respekt.

Unë habitem nga kosovarët të cilë për Serbinë apo Vuçiqin nuk shprehin konsiderata fare, apo pa kurrfar respekti reagojnë ndaj tij, sikur të ishte ai një kriminel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *