TË FUNDIT

Deputeti shqiptar në Gjermani flet për ngërçin politik në Kosovë- ja si shihet kriza në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe propozimin e tij për një koalicion të mundshëm qeverisës.

Abdixhiku përmes një konference për media të martën, ka ritheksuar se kanë qëndrim të njëjtë kundër koalicionit qeverisës me LVV-në, gjersa ka ofruar edhe një “zgjidhje”.

Qeveria tranzicionale, është opsion i LDK-së, gjersa Abdixhiku ka shtuar se këtë ia ka prezantuar edhe liderëve të tjerë partiakë në Kosovë.

“Në përputhje me këtë, LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik. LDK propozon nisjen e këtij procesi konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim formimin e Qeverisë nacionale të tranzicionit. Një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Për këtë si kryetar i LDK-së jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike shqiptare, te ndihmoj në këtë proces dhe ftoj dhe zotin Kurti si dhe liderët e tjerë një takim të radhës kurdo që e shohin të arsyeshme”, ka thënë Abdixhiku.

Perforcues ndaj Abdixhikut ka dalë edhe ish-kryeministri nga LDK dhe tashmë deputet i kësaj partie, Abdullah Hoti, i cili përmes një postimi në Facebook Hoti ka shkruar se askush nuk mund të flet në emër të elektoratit të LDK-së.

“Nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë marrëveshje me askënd që ka synim shkatërrimin e LDK-së dhe shkatërrimin e vendit”, shkroi mes tjerash Hoti.

Në anën tjetër, nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Ai e ka quajtur jokushtetues propozimin e LDK-së.

“Është jokushtetuese të propozosh nga pozicioni i tretë qeveri tranzicionale! Kjo dhe format e tjera të krijimit të qeverisë i takojnë dikujt tjetër”, ka pohuar ai.

Për krizën politike të krijuar në Kosovë dhe ftesën e Kurtit ka folur për “Bota sot”, deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme dhe -Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Mynihut, Deli Balidemaj, i cili thotë se nuk duhet kërkuar fajtorët e kësaj krize, por të gjendet zgjidhja.

Sipas tij, zhvillimet e fundit japin një pasqyrë jo të mirë të Parlamentit të Kosovës, si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *