OPINIONTË FUNDIT

Trump pyetet nëse do ta respektojë Kushtetutën, kjo është përgjigjja e tij

Gjatë muajve të parë të mandatit të dytë, presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu vazhdimisht zhgënjimin që gjykatat federale kishin ngadalësuar politikën e tij për përshpejtimin e dëbimeve të migrantëve, për shkak të sfidave ligjore që lidhen me respektimin e të drejtave të procesit të rregullt ligjor.

Trump në një intervistë për NBC tha se, ai nuk është i sigurt nëse si president duhet të respektojë Kushtetutën amerikane, por “administrata e tij do të ndjekë padyshim atë që vendos gjykata e lartë”.

“Nuk e di. Unë nuk jam avokat. Nuk e di”, u përgjigj fillimisht Trump gjatë një interviste në “Meet the Press”, kur prezantuesja e NBC e pyeti nëse si qytetarët ashtu edhe të huajt kanë të drejtën e një procesi të rregullt ligjor.

Pas një pyetjeje vijuese, prezantuesja e televizionit amerikan kujtoi klauzolën e procesit të rregullt ligjor të Amendamentit të Pestë të Kushtetutës së SHBA-së.

Trump më pas tha se ai u zgjodh për të zgjidhur problemin e emigracionit, por se “gjykatat po e pengojnë”.

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse duhet ta mbështesë Kushtetutën si komandant i përgjithshëm, Trump u përgjigj:

“Nuk e di. Mund të them vetëm se kam avokatë brilant që punojnë për mua, të cilët padyshim do të ndjekin atë që thotë Gjykata e Lartë. Ajo që po pretendoni nuk është ajo që kam dëgjuar të thotë Gjykata e Lartë. Ata kanë një interpretim të ndryshëm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *