Lidhjet Kosovë-Australi, Kurti uron Albanesen për fitore
Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij australian, Anthony Albanese, për fitoren e rëndësishme në zgjedhjet e fundit në Australi.
Në një postim në platformën X, Kurti theksoi se kjo fitore pasqyron besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.
“Urime të përzemërta kryeministrit Anthony Albanese për fitoren e tij të rëndësishme, e cila reflekton besimin e popullit australian në një qeveri të drejtë dhe progresive.
Vendet tona – aleatë të fortë që nga mbështetja e Australisë gjatë luftës sonë për liri – mbeten të përkushtuara bashkërisht për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me dinjitet,” shkroi Kurti.