Trump nuk e priti”, avokati shqiptar ‘godet’ Vuçiqin pas dështimit të vizitës në SHBA – ja pse e përmend Kosovën
Edhe avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar pas raportimeve se për shkaqe shëndetësore, presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ndërpreu vizitën e tij në SHBA.
Ai tha se Trump nuk e priti Vuçiqin, prandaj ky i fundit u kthye në Serbi, derisa këtë e cilësoi si sinjal pozitiv për Kosovën.
“Trump nuk e priti Aleksandër Vuçiç, edhe pse ky gjithë shpresë kishte shkuar në USA për të takuar Donald Trump, që këtë ta kishte si një kartë prestigji para se sa të takonte presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Trump nuk e priti.
Asgjë nuk mund të bëjë dot tani Serbia kundër Kosovës, madje kriza serbe do të thellohet edhe më shumë”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Kosova sot është në rritje të personalitetit të saj:
Trump nuk e priti Aleksandër Vuçiç, edhe pse ky gjithë shpresë kishte shkuar në USA për të takuar Donald Trump, që këtë ta kishte si një kartë prestigji para se sa të takonte presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
Trump nuk e priti.