TË FUNDIT

Halil Geci reagon ashpër ndaj partive opozitare: Vota kësaj herë do të jetë ‘bombë’ kundër…!

Halil Geci ka reaguar sërish mbi bllokdaën e krijuar dhe dështimet e vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai u tregua i ashpër me partitë opozitare, duke thënë se ato nuk mund të flasin në emër të qytetarëve, madje ua përmendi edhe disa gjëra nga e kaluara, përfshirë disa pazare.

Po ashtu, Geci u dërgoi mesazh subjekteve politike, duke u thënë se: “…kur ju e sulmoni Kurtin, nuk e sulmoni vetëm një njeri — por po fyeni qindra mijëra qytetarë që me votë të lirë ia besuan drejtimin e shtetit”.

Shkrimi i plotë

Zgjedhjet po trokasin: Vota kësaj herë do të jetë bombë kundër kolltukëve të vjetër!

Ky nuk është më debat politik – është përballja e madhe mes Kosovës dhe shitësve të Atdheut.

Opozita sot nuk flet më në emër të qytetarëve. Ata që dikur ia falën Serbisë veriun për t’ia plotësuar amanetin e Rankoviçit, sot ankohen se “Albini na mori Ujmanin, Trepçën, Zveçanin…” — e bashkë me to, ua mori edhe maskat. I la të zbuluar, jo vetëm si të dështuar politikisht, por si tradhtarë të kombit, që sot kanë mbetur si hije pa dinjitet e pa popull.

Boll më!

Ju, opozitarët, jeni kujtimi i gjallë i pazareve të errëta, me emblemën e tradhtisë të stampuar në ballë. E ç’të thuhet tjetër? U bëtë milionerë, udhëtoni me avionë luksozë, të shoqëruar nga “hyrijat” e paguara mirë, që ju duartrokasin për interesa të përbashkëta.

Por mos harroni: ajo që do t’ju ndjekë gjithmonë është llumi i tradhtisë. Nesër, rapsodët do t’ju përmendin në vargje të sharkisë — ashtu siç i kënduan dikur Esat Pashë Toptanin e Shqipërisë.

Shani sa të doni, bërtitni, vajtoni — por ky popull nuk ju beson më!

Qytetarët e kan kuptuar për shumëkenë nga ju që ju shiteni për një kolltuk.

Sepse sot, për herë të parë pas dekadash, qeveris dikush që nuk përkulet përballë prapaskenave, por dëgjon vetëm zërin e popullit.

Zgjedhjet po afrohen!

Dhe kur të vijnë, vota e Dardanisë do t’ju godasë si artileri e rëndë.

Do të jetë një referendum mes drejtësisë dhe padrejtësisë. Një gjyq popullor ndaj opozitarëve të korruptuar, ndaj analistëve me pagesë dhe ndaj shqipfolësve të Vuçiqit që sot përpiqen ta mbajnë Kosovën peng.

Sepse kjo nuk është më çështje për Albin Kurtin — kjo është çështje për Kosovën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *