POLITIKATË FUNDIT

“Raport qesharak, ofendues dhe mashtrues” – Arsim Zekolli reagon ndaj Reporterëve pa Kufij për rangimin e Kosovës në lirinë e medias

Diplomati dhe analisti Arsim Zekolli ka reaguar ashpër ndaj raportit të fundit të organizatës ndërkombëtare Reporterët pa Kufij (RSF), i cili e renditi Kosovën në vendin e 99-të për lirinë e medias, afër Serbisë – një vlerësim që Zekolli e cilëson si “të pabazë dhe fyes”.

“Nuk kam pa raport më qesharak, ofendues dhe mashtrues se ky,” ka shkruar Zekolli, duke akuzuar raportin për relativizim skandaloz të situatave krejtësisht të ndryshme mes Kosovës dhe Serbisë.

“Raport që barazon një Serbi ku arrestohen dhe rrihen gazetarët, ku ata ikin nga vendi, me një Kosovë ku ‘gazetarët’ bërtasin pa pasoja, por nuk guxon t’ua përmendësh emrin,” thekson ai, duke aluduar për lirinë ekstreme që gëzojnë mediat në Kosovë, shpesh pa ndëshkim për shpifje apo dezinformim.

Zekolli kritikon veçanërisht krahasimin me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit, “ku presidenti kontrollon mediat shtetërore dhe private,” në kontrast me Kosovën “ku secili kolaboracionist mban televizione, ndërsa Kurti nuk ka as edhe një portal nën kontroll.”

Në përfundim, Zekolli ngre një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimeve të perëndimit:
“Nuk ka dyshim, mund të jesh i pakorruptuar, demokratik, anti-krim sa të duash, por kjo nuk vlen derisa Brukseli preferon gangstera kooperativ.”

Ky reagim pason kritika të ngjashme nga figura të tjera publike, përfshirë aktivistin Rron Gjinovci, të cilët vënë në dyshim legjitimitetin dhe metodologjinë e raportit. Në vend të një analize të drejtë dhe të balancuar, ata shohin një tendencë për të nënvlerësuar progresin në Kosovë dhe për të barazuar viktimën me shtypësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *