OPINIONTË FUNDIT

Opinion nga Kimete Berisha: Rrena Pakufi!

– Unë nuk e kuptoj se si Albin Kurti mund të jetoj në Kosovë.

– Albin Kurtin s’e bën hesap asnjë gazetar. Ama, hiç asnjë.

– Të gjithë, pa përjashtim, janë kundër tij, disa kanë edhe emocione të

forta dhe urrejtje për të.

– Urrejtja kundër tij nuk është e natyrshme sepse është kolektive, masive…pasi që s’është e natyrshme – është e financuar.

– E tok me gazetarët, edhe Asociacioni i tyre, një organizatë socialiste primitive që i mbron veç gazetarët që i ka shokë dhe që mendojnë si ta.

– Kurrë nuk ka pasur më shumë media në Kosovë, që do të thotë se kurrë nuk ka pasur më shumë Liri.

– E…Si mund të ketë shumë media në një vend pa Liri!

– Liri, shqiptarët, e quajnë të drejtën e tyre pakufij për ta akuzuar dikë si kriminel, si hajn, si tradhtar, si çkado që duan, pa fakte.

– Komplet, të gjitha mediat, jo veç në Kosovë por edhe në Shqipëri janë kundër Albin Kurtit.

– Nuk është e natyrshme, pra, nuk është normale që të gjithë të mendojnë njësoj, uniformë, keq për të, që do të thotë është urrejtje e organizuar.

– Është rast i rëndë.

– Në secilën studio televizive nuk flitet gjë tjetër përveç kundër Albin Kurtit. Secili portal, nuk shkruan gjë tjetër, përveç shkrime kundër Albin Kurtit.

– Kurrë, asnjëherë, politika, asnjë qeveri nuk ka pasur mundësi (se qejf sigurisht po), që t’ua ndal shqptarëve hovin e fjalëve.

– Nuk ka gazetarë të përndjekur, nuk ka gazetar në burg, nuk ka gazetar që lyp azil politik…

– Nuk ka gazetarë shqiptarë në Kosovë që frikësohet të thotë çfarë t’ia dojë zemra kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij.

-,Bile gratë e qeverisë së tij i tallin edhe moralisht!

– Kush është ai gazetar aë frikësohet nga Albin Kurti? Si quhet?

– Nuk ekziston fjalë e rëndë që nuk i është thënë Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, veç me nanë nuk e di ende a e kanë sharë nëpër studio.

– Pra, Jo që ka Liri, po ka edhe Shfrenim, dhe shfrenim barbar.

– Për shembull në studio e quajnë Glaukun – guban (gubë është sëmundje, zgjebë), e Glauku nuk e ka atë sëmundje. Dhe sëmundja nuk e bën njeriun ‘të poshtër’.

– Reporterët pa Kufij kanë gënjyer pakufi, sepse në Kosovë gazetaria është më e Lirë se çmendina, ku mund të

thuash çfarë do dhe nuk merr përgjegjësi as s’ta sheh kush të madhe.

– Thjesht është çmendinë, ku edhe dihet kush pi edhe kush paguan.

– Gazetaria merret me propagandë, me thashetheme, me shamje, me ofendiime të rënda, me shfrenime emovionale dhe për këtë punë paguhet.

– E…edhe nëse ka censurë në media, kjo censurë u vjen gazetarëve nga pronarët e tyre. Të gjitha mediat janë në duar të tregtarëve, varen nga tregtarët. Intelektualët nuk kanë media.

– Pra, gazetarët u përgjigjen pronarëve ‘të shkrimeve të tyre’, e jo politikës

– Prandaj, gazetaria sot është mall që shitet në treg nga tregtarët.

– Hiç, askush – askënd nuk e ndalon të shkruaj e të thotë çfarë t’ia dojë zemra kundër kujt të dojë.

– Se…Fjalë e lirë është edhe kur Albin Kurti flet kundër një TV-je që me dokumente e konsideron veten ‘pejon Serbie’.

– Se për me fjalë Albin Kurtin e ‘kanë vrarë’ kaherë!

– Kush duhet të ju mbrojë juve nga gazetarët!

– Nëse gazetaria është e ‘shenjtë’, gazetarët s’janë…

sepse varen nga ata që s’janë gazetarë – por janë biznismenët që shesin urrejtje dhe rrena me pare, bile shtrenjtë.

– Gazetaria do ta çojë Kosovën në luffë qytetare.

– Kështu që, Kosova për nga Shfrenimi (që këta e quajnë Liri) e zë vendin e parë në botë.

– Nuk ka gazetari.

– Ka fabrika të Urrejtjes, të propagandës dhe të dhunës verbale.

– Kjo është Liria e shqiptarëve.

– Me asgjë nuk u abuzua më shumë pas luftës, se sa me Lirinë.

– Prandaj, askush s’i merr seriozisht gazetarët shqiptarë, përveç Reporterët pa Kufij, të cilët nuk lexojnë as nuk dëgjojnë lajme shqip…!

– Prandaj kjo Liri është një Robëri e Re:

– Shqiptarët sillen sikur s’kanë çfarë të humbin.

P.S. Ngapak është e dhimbshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *