TË FUNDIT

Shqipëria do të investojë 10 milionë dollarë në projektin e Mira Muratit

Ky lajm u bë i ditur më 15 prill nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili, gjatë një deklarate publike, njoftoi se kishte zhvilluar biseda personale me Muratin për mundësinë e përfshirjes së Shqipërisë në këtë iniciativë, dhe kishte marrë një përgjigje pozitive nga ajo.

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar tashmë kërkesën për fondet përkatëse pranë Ministrisë së Financave, ndërsa ky i fundit ka filluar procedurat për ndryshimin e buxhetit – një hap që kërkon një vlerësim të kujdesshëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të afërsisë me zgjedhjet vendore të 11 majit, shkruan living.

Përmes dokumenteve zyrtare, është konfirmuar se ky investim nuk do të ketë ndikim në deficitin buxhetor dhe pritet të sjellë përfitime strategjike për vendin, duke përfshirë përmirësimin e pozicionit të Shqipërisë në hartën globale të teknologjisë dhe rritjen e potencialit ekonomik.

Nga ana tjetër, “Thinking Machines Lab” është në fazën e përgatitjes për një nga raundet më të mëdha të financimit të hershëm në historinë e startup-eve të inteligjencës artificiale, me një objektiv investimi prej 2 miliardë dollarësh dhe një vlerësim potencial që arrin deri në 10 miliardë dollarë, edhe pa një produkt të përfunduar në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *