Pozojnë sërish në të brendshme: Heidi Klum dhe vajza e saj sfidojnë kritikat në fushatën e re të Intimissimi
Të hënën, dyshja u pa me të brendshme për fushatën verore të Intimissimi-t.
“Një vit tjetër me @intimissimi ❤️ Këtë herë me koleksionin bazë të përbërë nga mëndafshi dhe mikrofibra: minimalist, elegant dhe super i rehatshëm. I disponueshëm tani online dhe në të gjitha dyqanet Intimissimi.”
Heidi, 51 vjeç, ishte me një komplet sutenash dhe të brendshme ngjyrë fildishi, me një mantel të mëndafshtë, ndërsa vajza e saj, 20 vjeç, kishte veshur një sutjena dhe të brendshme të zeza.
Herën e fundit kur pozuan së bashku me të brendshme, u kritikuan rëndë.
“Cila nënë normale do të pozonte me vajzën e saj me të brendshme?” kishte komentuar një ndjekës i shqetësuar në Instagram në atë kohë.
Në këtë postim të ri në Instagram nga Heidi, fansat nuk kishin mundësi të komentonin.