LVV koalicion me PDK-në? Bajqinovci tregohet i prerë – i dërgon mesazh LDK-së!
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar në lidhje me mundësinë e një koalicion PDK-LVV.
Ai në një postim në Facebook shkroi se LDK po bllokon Kuvendin me qëllim që dy partitë në fjalë të bëjnë një koalicion.
Megjithatë, Bajqinovci tha se nuk ndodhë që LVV të bëjë koalicion me PDK-në.
“Ne nuk jemi sikurse ju që 20 vjet rresht i keni akuzuar për vrasje politike PDK-në dhe në fund përfundonit në prehërin e tyre politik”, shkroi ndër të tjera deputeti i LVV-së, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Bllokada e LDK-së ndaj Kuvendit ka vetëm një qëllim: të shtyjë Lëvizjen në një koalicion me PDK-në. Por kjo nuk ndodh.
Ne nuk jemi sikurse ju që 20 vjet rresht i keni akuzuar për vrasje politike PDK-në dhe në fund përfundonit në prehërin e tyre politik.