OPINIONTË FUNDIT

Famija e Haki Imerit “godet” LDK-në: Gjithçka që bën Lumiri me vetëdije përfundon si dhuratë për PDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje refuzoi ftesën e Albin Kurtit për zhbllokimin e situatës në raport me konstituimin e Kuvendit.

Përkundër Abdixhikut, ftesën e pranoi, Memli Krasniqi i PDK-së, por që edhe në këtë seancë nuk u arrit konstituimi i Kuvendit.

Në një prononcim për “Bota sot”, kanë folur nga familja e Haki imerit.

Ata thonë se Lumiri Abdixhiku nuk është trashëgimtar i Rugovës duke shtuar se ai është bursisti politik i Isa Mustafës, duke theksuar se ai predikon: shfaqje, vetëkontroll dhe nënshtrim të sofistikuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës u lind si një dritë në fund të tunelit të errësirës serbe.

– Ishte një lëvizje, një mendësi, një rezistencë e heshtur, një akademi politike.

-Por sot, ajo dritë është shndërruar në një reklamë me slogane të zbrazëta të markës “Rruga e Re”, sponsorizuar nga aktere fantom..

-Në qendër të kësaj historie qëndron Lumir Abdixhiku një akter i infiltruar që vesh kostum të shtrenjtë, flet duke kopjuar dhe mendon me tru të huazuar.

-Ai është një talking doll politike: e shtyp butonin, thotë “LDK nuk është më ajo e vjetra”.

-Shtyp sërish, e dëgjon të pëshpëritë “Rruga e Re”.

-Shtyp një herë të tretë dhe… befasisht del logoja e PDK-së nga krahu i xhaketës.

-Lumiri nuk është trashëgimtar i Rugovës ai është bursisti politik i Isa Mustafës, ftyra e vertete e tij..

-Rugova predikonte durim, mendim, dialog, paqe dhe, mbi të gjitha, qendrim.

-Abdixhiku predikon: shfaqje, vetëkontroll dhe… nënshtrim të sofistikuar.

-Ai nuk e ka LDK-në në gjak, por e ka nje porosi nje mision , shkaterrimin e saj .

-Komunisti , Isa Mustafa mjeshtër i pastrimeve të heshtura e përdori partinë si një inkubator për të rritur një lider që nuk është lider, por një administrator i strukturave që e sollën LDK-në buzë greminës”.

Refuzimin që LDK ia bëri Kurti, thonë se humbi vet LDK “sepse nuk ke ç’t’i shtosh një partie që nuk po di më si të shkurtojë veten pa dhimbje”.

-Dikur LDK-ja ishte partia e njerëzve të librave, sot është biblioteka e mbyllur ku lexohen vetëm urdherat e oligarkëve, te PDK-se.

-Është partia që nga monument i fjalës, është shndërruar në mumje te balsamosur .

-Shikoni si refuzoi takimin me Albin Kurtin me një arrogancë që s’i shkon askujt që ka rënë në sondazhe si gur në pus.

-Aty nuk humbi Albin Kurti, sepse ai është kryeministër, ka vota dhe ka timon.

-Aty humbi LDK-ja, sepse nuk ke ç’t’i shtosh një partie që nuk po di më si të shkurtojë veten pa dhimbje.

-Gjithçka që bën Lumiri me vetëdije përfundon si dhuratë për PDK-në.

-Është sikur çdo strategji e tij kalon përmes filtrit a do ta gëzonte Hashim Thaçin kjo lëvizje?

– Nëse përgjigja është po, ai e bën.

-Lumiri është si një kirurg që po operon një trup politik të vdekur, por pa vërejtur që në dorë ka jo bisturi, por furken e darkës së fundit.

-Dhe darka?

-Po mbahet në një vilë ku Isa Mustafa pin verë me të vjetër, ndërsa elektorati i LDK-së… ka kaluar në LVV-GUXO me autobus urban”, përfundon ai për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *