OPINIONTË FUNDIT

Sabotimi juaj është turp! Ikni nga Kosova!

Bojkoti juaj ka humbur çdo besim – gjeni strehim tek ata që ju mbështetën, jo në Kosovë!

Populli ynë nuk toleron tradhti – kërkoni mbështetje diku tjetër!

Kosova është shtëpia jonë – ju jeni të padëshiruar!

Ju që ia dorëzuat Veriun Serbisë, falët tokat tona dhe varfëruat këtë popull, sot nuk keni as moralin dhe as të drejtën të na pengoni në ndërtimin e së ardhmes. Largohuni, se populli ua ka kuptuar fytyrën e vërtetë!

Sot, është e pamohueshme për çdo qytetar të ndershëm se pikërisht ju – PDK, LDK dhe AAK – jeni ata që, për interesa të ngushta politike dhe personale, i lejuat Beogradit dhe Listës Serbe të formojnë “Zajednicën” me kompetenca ekzekutive, duke krijuar në veri të Kosovës një entitet që rrezikon seriozisht sovranitetin tonë. Ishte vetë Aleksandar Vuçiq ai që, para syve të botës, deklaronte me arrogancë se “çizme shqiptare” nuk do të ketë më në veri të Kosovës – dhe kjo ndodhi sepse ju u përkulët dhe e nënshkruat këtë padrejtësi.

Populli shqiptar nuk i ka harruar këto veprime. Ne i kemi parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët tanë të gjitha tradhtitë tuaja: faljen e manastireve shqiptare Serbisë, faljen e tokave Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, zhvatjen, vrasjet, plaçkitjet. Ju keni bërë gjithçka për t’ia nëpërkëmbur këtë vend dhe për të mbushur xhepat tuaj.

Sot, kur populli më në fund po mundohet të ndërtojë institucione të shëndosha dhe sovrane, ju dilni prapë, duke e shitur bojkotin si “patriotizëm”. Por ju nuk përfaqësoni më këtë popull. Ju vetëm mashtroni veten. Ky popull nuk kërkon më çorbën tuaj të hidhur! Në historinë e kësaj toke, emrat tuaj do të mbesin si tradhtarë.

Ju nuk keni më të drejtë morale të kërkoni votën e këtij populli. Ju duhet të largoheni nga skena politike dhe të lejoni që Kosova të ndërtohet mbi vlerat e sakrificës, dinjitetit dhe shtetndërtimit, e jo mbi pazare dhe tradhti.

Prandaj, ndaleni sabotimin, ndaleni bojkotin dhe ndaleni lojën me të ardhmen tonë. Ky popull ka zgjedhur të ecë përpara, pa ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *