OPINIONTË FUNDIT

Refuzoi takimin me Kurtin/ Publicisti i ashpër me LDK-në, përmend kohën kur ishte bërë patericë e PDK-së

Kuvendi i Kosovës, për të tetën herë me radhë, ka dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca konstituive pritet të vazhdojë të enjten, në ora 10:00, ndërsa vendi mbetet pa një Kuvend funksional për më shumë se dy muaj.

Në përpjekjet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për herë të gjashtë nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme. Ajo mori 54 vota për, 44 kundër dhe 3 abstenime – më pak sesa në seancat paraprake, ku kishte marrë 57 vota, çka ndërlidhet edhe me mungesën e disa deputetëve të LVV-së në këtë seancë.

Për të thyer bllokadën parlamentare, kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Në këtë letër, Kurti e fton Abdixhikun në një takim konsultativ me qëllim konstituimin e Kuvendit të ri, duke sinjalizuar vullnetin për bashkëpunim politik në funksion të zhbllokimit institucional.

Por, nga kjo parti kanë shprehur mosgatishmërinë për tu takuar me Kurtin.

Opinionit Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” ka treguar se cili mund të jetë roli i presidentes në zhbllokimin e zgjedhjes se kryetares së Kuvendit.

ImageIdriz ZeqirajFoto galeri
“Kërkesa jo ligjore dhe absurde e opozitës, sidomos asaj PAN-iste, për ta grabitur pushtetin, edhe pas humbjes fatale të zgjedhjeve, ka shkaktuar krizën e thellë zgjedhore të kryekuvendares. Dështimi për të shtatën herë të votimit të kandidates Albulenë Haxhiut, femra më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, është hedhur ideja, për të kërkuar ndërhyrjen konsultative të Presidentes të vendit. Më 16 prill kryesuesi i seancës , Avni Dehari, i është drejtuar Presidentes për ndihmë. Sipas këshilltarit, Bekim Kupina, Presidentja “u ka ofruar përfaqësuesve të partive mundësinë për takime, duke shprehur gatishmërinë për konsultime kurdo që ato e shohin të nevojshme”.

Sipas interpretuesve të ligjeve kushtetuese, Presidentja ka të drejtë të sugjerojë e ndihmojë në zhbllokimin e ngërçit aktual, megjithëse ndërhyrjet urdhërdhënëse i ka të kufizuara. Një mundësi e ka t`i kërkojë Gjykatës Kushtetuese, për një interpretim ligjor të mirëfilltë. Por, mendohet se ende nuk janë shterur mundësitë e zgjidhjes së krizës, në bazë të ligjeve në fuqi, sepse Kushtetuesja vepron atëherë kur shkelen ligji dhe ndërhynë për ta stopuar dhe korrigjuar gabimet e bëra. Sidoqoftë, takimi konsultues i Presidentes me krerët e subjekteve politike, duke përdorur autoritetin e saj, që ia garanton Kushtetuta, ndoshta do të ndikonte për një zgjidhje të pranueshme, pa u sorollatur nëpër nivelet shqyrtuese burokratike, duke prolonguar, zgjatjen e zgjidhjes profesionale. Siç mësojmë nga specialistët e Kushtetueses, disa ligje që vazhdojnë të jenë në fuqi, nuk përcaktojnë afate strikte kohore, për procedurat e veçanta”, ka shpjeguar Zeqiraj.

Tutje, publicisti ka treguar se cila është “shpresa e fundit”.

“Pas konsumimit të varianteve ligjore, për të bërë zgjidhje të pranueshme, shpresa e fundit mbetet përsëritja e zgjedhjeve, që janë imponuese dhe aspak të dëshiruara. Shpenzimet enorme, paratë e livruara në shuma të mëdha, krejt pamotivueshëm, për kushtet e Kosovës, janë abuzim të buxhetit të varfër të Kosovës. Pasiguria e fitores të serishme të deputetëve fitues, në zgjedhjet e 9 shkurtit, është shqetësim personal, familjar dhe më gjerë me farefisni e miqësi”, ka theksuar ai.

Sipas tij, refuzimi i LDK-së dhe PDK-së për të bashkëpunuar është ogur i keq.

Gjithashtu, ai ka shtuar se LDK-ja s’duhet të përsërisë gabimet që e shndërruan në patericë të PDK-së dhe e sollën Thaçin në majë të shtetit.

“Për pengmarrjen e Kuvendit, bllokimin rendor të procesit, siç është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, me nënkryetarët, respektivisht, Kryesisë të Kuvendit, akuzat janë reciproke pozitë-opozitë. Megjithatë, bashkimi opozitar pa koalicion parazgjedhor, krijon një precedent të rrezikshëm, ngaqë zgjedhjet bëhen formalitet, sepse, pavarësisht rezultatit zgjedhor, humbësit koalicinohen dhe arrijnë fitoren fiktive, duke ardhur në pushtet. Pikërisht, këtë metodë hileqare e synojnë humbësit e thellë, edhe pse pa Listën Serbe, nuk arrijnë ta mundin LVV. Përsëri u kthehemi zgjedhjeve si zgjidhje e krizës.

Refuzimet në bllok të PDK-së dhe LDK-së, është një ogur i zi, sepse ribashkohet viktima me persekutorin, pa kërkuar kurrë falje, janë sa turpëruese, qa edhe torturuese për shumësinë e popullit shqiptar të Kosovës. Kthimi i krimit në pushtet, është paradoks, që assesi nuk duhet ta bëjë LDK-ja, e akuzuar meritueshëm, sepse ishte bërë bisht e patericë e PDK-së, e solli dhe e mbajti krimin në pushtet afro dy dekada, duke e bërë edhe Hashim zuzarin president!.

Bllokada e partive të mëdha, u dha shansin partizave minore, duke kërkuar favore me tepëri, të stilit Pacolli, dikur, për tre deputetë, mori 4 (katër) ministri. E pa fisme dhe skajshëm e turpshme. Është kërkuar për tre deputetë kryetari i Kuvendit + dhe zbritja e pragut zgjedhor poshtë pragut të 5 %, për t`u bërë parti parlamentare. Kështu duan të mbetën përjetësisht, dhunshëm, në pushtet, me gjithë të bëmat kriminale. Një parti minoritare, ultra-minore, me një deputet, kërkon ministri dhe formimin e komunës, diku në një fshat, njësoj si serbët – fshat e komunë. E gjithë kjo maskaradë bëhet nga deputetët e Kosovës, duke refuzuar dhe bllokuar zgjedhjen e kryekuvendares të Kuvendit, pa i vrarë ndërgjegjja dhe pa u prekur në sedrën kombëtare. “Sa poshtë ka rënë katundi”,- thotë një urtësi shqiptare”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Zeqiraj e ka përmendur edhe deklaratën e deputetes Donika Gërvalla drejtuar LDK-së.

Sa i përket Haxhiut, ai ka potencuar se .Albulena është e denjë për pozitën e kryekuvendores

“Me të drejtë pyet e bija krenare e Jusuf Gërvallës, Donika: “Institucionalista, ku jeni”, duke iu referuar LDK-së, partisë, dikur, krenare të Presidentit Rugova?!

Është për keqardhje se LDK-ja është shquar për sinqeritet e korrektësi, dikur, tani, këtë e shkeli keqas, duke manipuluar sikur “i ka premtuar anëtarësisë se nuk bëjmë koalicion me LVV!” Vërtet, i vetmi premtim ka qenë; “Kurrë koalicion me partinë e krimit, PDK-në, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, me bandën e PAN-it”.

Lehaqenët neveritës, anal-banalistët, me bandën e tyre, thonë se “edhe LVV nuk e ka votuar kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit, PDK-së”! E turpshme, deri në rrugaçëri, të krahasosh kreun e organizatës ilegale kriminale SHIK, Kadri Veselin, me një deputete të dinjitetshme, pa asnjë njollë, asnjë cen në jetën e saj të dëlirë, siç është Albulenë Haxhiu. Ajo me aktivistët e Lëvizjes, ka denoncuar dhe kundërshtuar, forcërisht, në rrugë e sheshe, si dhe në sallën e Parlamentit, të gjitha poshtërsitë dhe tradhtitë, të bëra nga pozita dhe qeveritë e saj të kaluara. Albulena është ballëhapur dhe e denjë për pozitën e kryekuvendores, e propozuar nga LVV”, ka përfunduar Zeqiraj për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *