POLITIKATË FUNDIT

Dështimi i seancave të Kuvendit/ Analisti flet për situatën e krijuar – ja për çfarë përmend SHBA-të!

Pas dështimit të shtatë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, njohës të çështjeve juridike dhe politike po kërkojnë që Presidentja Vjosa Osmani të iniciojë një rast në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë një interpretim të ri kushtetues që do të ndihmonte në zhbllokimin e kësaj situate.

Gjithashtu Instituti Demokratik i Kosovës, duke parë bllokadën e krijuar me moskonstituimin e Kuvendit, ka vlerësuar se është koha që presidentja Vjosa Osmani të marrë iniciativë dhe të thërrasë një takim me liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar ndonjë zgjidhje të mundshme.

Nga KDI është theksuar se është Kushtetua ajo që e ngarkon presidenten, me detyrën që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se Presidentja Osmani nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë rast sepse po mungon vullneti politik që të zhbllokohet ky proces.

ImageFaton MehmetiFoto galeri
Sipas analistit Kurti ka një planë të tij duke propozuar kandidaten Albulena Haxhiu si kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja Vjosa Osmani nuk ka të drejtë të ndërhyjë në në këtë rast, sepse është çështje e vullnetit të partive politike. Mungon vullneti politik, natyrisht i gjitha palëve, përndryshe nuk është që ishte bllokuar ky proces, secila parti po i bën kalkulimet e veta, por mendoj që është Albin Kurti personi që po bën një lojë në dëm të opozitës, ai me qëllim e ka propozuar një kandidate që nuk është e preferuar prej opozitës, në mënyrë që ta dërgoj vendin në zgjedhje dhe qëllimi i tij kryesor është që ta lë jashtë Kuvendit Aleancën ose NISME-n, pra për këtë ai po e dërgon në pafundësi, si me thanë këtë proces, derisa partitë politike të lodhen”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që Kurti po luan me nervat e opozitës mirëpo të njejtit nuk janë në dijeni për këtë gjë.

Gjithashtu ai shton që Ambasada Amerikane mund të zhvillojë takim me partitë politike duke iu dhënë ultimatum për të bërë zgjidhje.

“Pra, Albini po luan me nervat e opozitës dhe besoj që është duke ia arritë qëllimit. Kështu që ky është edhe qëllimi i Kurtit, derisa opozita si duket ende nuk e ka kuptuar lojën që po bënë Kurtit dhe të njejtit kanë rënë në kurthë.

Opozita ka menduar me e blloku Albinin, por Albini i ka blloku këta, sepse kjo është pak a shumë një lojë nervish. Në këtë rast Ambasada Amerikane mundet me i futë në një takim edhe me i dhënë ultimatum ose unë më tepër në këtë rast shoh që opozita ka m’u lidhë dhe ka më dorëzu. Nuk besoj që Kurti ka me u mposhtë. Opozita besoj që ka me u detyru me votu Albulenën, ose ndryshe ka me shku vendin në zgjedhje”, përfundoi analisti Mehmeti për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *