TË FUNDIT

Pas raportimit të KosovaNews, RTV Dukagjini distancohet nga fyerja ndaj deputetit Basha: Personi në video nuk është punonjës i yni

Pas publikimit të lajmit në KosovaNews, për fyerjen e dëgjuar në transmetimin e Televizionit Dukagjini ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka ardhur menjëherë reagimi nga vetë televizioni.

RTV Dukagjini, përmes një njoftimi zyrtar, ka sqaruar se pas verifikimeve të nevojshme, ka konstatuar se personi që dëgjohet në video duke përdorur një term pejorativ ndaj deputetit Basha nuk është punonjës i këtij televizioni, shkruan KosovaNews.

Në media është publikuar një lajm, ku në videon e Televizionit Dukagjini dëgjohet dikush teksa i referohet me një term pezhorativ deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ngjarja ka ndodhur të premten, kur për të gjashtën herë është tentuar që të konstituohet Kuvendi i Kosovës,” thuhet në reagimin e RTV Dukagjinit.

Televizioni Dukagjini ka dënuar ashpër përdorimin e një gjuhe të tillë dhe ka siguruar publikun se mbetet një platformë e hapur për të gjitha komunitetet në Kosovë, pa asnjë dallim.

Ky reagim i shpejtë i RTV Dukagjinit synon të distancohet nga incidenti dhe të ruajë reputacionin e televizionit si një medium profesional dhe gjithëpërfshirës. Ende nuk dihet identiteti i personit që dëgjohet në video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *