Statovci: Opozita ka krijuar aleancë të bunkerizuar dhe idhnake ndaj rezultatit të zgjedhjeve
Deputetja Jeta Statovci deklaron se opozita ka krijuar “aleancë opozitare të bunkerizuar dhe idhnake ndaj rezultatit të zgjedhjeve”.
Në një postim në Facebook, Statovci thotë se pozicionet e palëve që kanë humbur zgjedhjet nuk janë legjitime as të dobishme për vendin.
“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës si institucioni më i rëndësishëm, pa dallim nëse janë në opozitë, pozitë, pjesë e shumicës apo pakicave etnike, duhet të jenë konstruktiv dhe të mos kundërshtojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, që është i shprehur qartë në rezultatin e zgjedhjeve”, shkroi Statovci.
Postimi i plotë:
Aleancë opozitare e bunkerizuar dhe idhnake ndaj rezultatit të zgjedhjeve.
Pozicionet destruktive të palëve që kanë humbur zgjedhjet nuk janë as legjitime e as të dobishme për vendin.
Këto pozicione janë mospajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe në dëm të këtij procesi.
Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës si institucioni më i rëndësishëm, pa dallim nëse janë në opozitë, pozitë, pjesë e shumicës apo pakicave etnike, duhet të jenë konstruktiv dhe të mos kundërshtojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të Kosovës, që është i shprehur qartë në rezultatin e zgjedhjeve.
Nëse këto mospajtime janë në këtë nivel që ndalin edhe mundësinë për konstituim të institucioneve, e nuk ka tejkalim të situatës, vendit nuk i mbetet tjetër pos zgjedhjeve të reja, meqë fituesi me 48 deputetë, nuk mund të reduktohet në një zë të parëndësishëm siç po promovon një aleancë opozitare e bunkerizuar dhe idhnake ndaj rezultatit të zgjedhjeve.