Kyle Richards ndez rrjetin me foto mahnitëse në bikini gjatë pushimeve
Ylli i reality show-t Real Housewives of Beverly Hills, Kyle Richards, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në Instagram me një foto që vërtet “ia ndezi pulsin” rrjetit.
Ajo u shfaq në një bikini të kuqe me tanga, duke nxjerrë në pah elegancën dhe bukurinë e saj të pamohueshme, ndërsa shijonte një moment relaksi në natyrën piktoreske të Liqenit Tahoe.
Në mbishkrimin që shoqëronte foton, Kyle ndau me fansat ndjesitë e saj për pushimet:
“Pata pushime kaq të qeta në liqenin e bukur Tahoe 🙏 Liqeni Tahoe është një nga vendet e mia të preferuara në tokë. I kaluam ditët duke gatuar, duke bërë ëmbëlsira, duke luajtur bilardo, duke bërë kajak… Mezi pres të kthehem atje 💙 @tahoeluxuryproperties.”