TË FUNDIT

Është e pabesueshme…”/ Publicisti flet për dështimin e gjashtë të seancës – vjen me thirrjen urgjente për partitë politike!

Deputetët dështuan për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.

Procesi ka ngecur pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit.

Albulena Haxhiu, për herë të katërt, i mori vetëm 57 vota, nga të paktën 61 vota të nevojshme për t’u zgjidhur.

Haxhiu shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.

Vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet më 27 prill në orën 10:00.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Skënder Zogaj.

Ai thotë se ishte e pritshme të dështojë edhe seanca e gjashtë e Kuvendit, pasi nga të zgjedhurit janë duke u merr me teke të veta personale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *