Papa Françesku vdes me vetëm 100 dollarë trashëgimi personale – një jetë në përulësi dhe shërbim
Papa Françesku, i njohur për thjeshtësinë dhe përkushtimin ndaj të varfërve, ka ndërruar jetë duke lënë pas vetëm 100 dollarë trashëgimi personale.
Ai nuk kishte llogari bankare apo prona në emër të tij dhe kurrë nuk e pranoi pagën prej 340 mijë eurosh që i takonte si Papë.
Zgjodhi të jetonte në “Casa Santa Marta”, larg luksit të pallatit papnor, duke mishëruar parimet që predikonte: përulësi, koherencë dhe shërbim. Varrimi i tij do të mbahet më 26 prill në Bazilikën “Santa Maria la Maggiore” në Romë.
Postimi i Bardhyl Adem Selimi:
Papa milioner? Kur vdiq, Papa Françesku kishte vetëm 100 dollarë trashëgimi personale. Ai nuk kishte llogari bankare, prona apo investime në emrin e tij.
Edhe pse mund të fitonte 340 mijë euro në vit, ai kurrë nuk e pranoi pagën nga Vatikani, pasi kishte dhënë betimet e varfërisë dhe jetonte me drejtësi.
Jorge Bergoglio (Papa Françesku) hoqi dorë nga luksit i pallatit papnor dhe zgjodhi të jetonte në shtëpinë e thjeshtë “Casa Santa Marta”. Të gjitha shpenzimet e tij mbuloheshin, por stili i tij i jetesës ishte i thjeshtë dhe në përputhje me atë që predikonte.
Trupi i tij ndodhet në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe varrimi do të bëhet të shtunën, më 26, në Bazilikën “Santa Maria la Maggiore” në Romë dhe jo në Vatikan si paraardhësit e tij. Arkivoli është prej druri.
Trashëgimia e tij nuk ishte materiale… por MORALE: PËRULËSI, KOHERENCË dhe SHËRBIM.
Një shembull i madh!!