Haxhiun nuk e do opozita, Vetëvendosje duhej ta rikandidonte Konjufcën si kryeparlamentar”
Kuvendi i Kosovës pas zgjedhjeve të reja të 9 shkurtit, ka mbajtur tri seanca parlamentare me deputetët e rinj. Në seancën e parë dështoj verifikimi i mandatit të deputetëvë, në seancën e dytë dështoj konsituimi i Kuvendit dhe të tretën, kur u propozua nga Vetëvendosje si kryetare parlamenti, Albulena Haxhiu, dështoj zgjedhja e saj.
Kuvendi në seancën e radhës pritet të mblidhet sërish të hënën, ndërsa nga vetë ish ministrja e Drejtësisë, është bërë e ditur se propozimi i Vetëvendosjes për kryeparlamentare do të jetë i njëjtë.
Fillimisht ishte përmendur emri i Fatmir Limajt për këtë pozitë, mirëpo, në seancën e fundit ishte Haxhiu ajo që u propozua, por që është refuzuar nga opozita.
Propozimi që ajo të marrë postin e kryeparlamentares, mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë deputetëve të pakicave joserbe përveç Duda Bales dhe Veton Berishës. Pro zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare votoi edhe Nenad Rashiq.
Kundër zgjedhjes së Haxhiut votuan deputetët e zgjedhur të LDK-së, ndërsa ata të Nismës Socialdemokrate abstenuan. Ndërkohë, PDK-ja, Lista Serbe dhe disa deputetë të AAK-së s’morën pjesë në votim. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e lëshoi sallën para se të niste votimi.