Shkelja e ligjit zgjedhor, BIRN: Ministrja Balluku i përdor faqet e institucioneve si ‘mur’ për posterat e fushatës
e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, MEI. Në minutat dhe orët që pasuan, faqe të tjera zyrtare në Facebook dhe Instagram të institucioneve të varësisë së Ministrisë së drejtuar nga Balluku shpërndanë të njëjtin postim.
BIRN gjeti se posteri elektoral u nda nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Task Forca e Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz, një kompani 100 për qind publike në varësinë e MIE. Ai u pëlqye gjithashtu nga Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Spitali Memorial Fier.
Faqet zyrtare të institucioneve publike në varësinë e ministres Belinda Balluku po shërbejnë si një mur për posterat virtualë të fushatës së saj elektorale, edhe pse Kodi Zgjedhor dhe një rregullore e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ndalojnë kategorikisht këtë praktikë, duke e konsideruar “përdorim të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore”.