ROZËTË FUNDIT

Nuk kanë të ndalur surprizat në BBV/ Rozana, finalistja e dytë që hap Kutinë e Artë! Çfarë surprize e pret banoren?

Nuk kanë të ndalur surprizat në këtë natë finaleje, ndërsa pas Laertit edhe Rozana ka hapur Kutinë e Artë.

Por çfarë fshihej në brendësi të saj? E buzëqeshur, Rozana ka zbuluar se në brendësi të kutisë ndodhej një penë dhe një kallamar.

“Kur motra ime shkruante në klasë të parë fjalën “mama”, unë i derdha bojën. Dhe Andeta për të mos i treguar babit, e mori fajin mbi vete duke ngrënë të gjitha të sharat. Këtë ka bërë gjithë kohën edhe kur u rrita. Gabimet e mija i merrte ajo”- tha e përlotur banorja.

Pas hapjes së kutisë, moderatori i spektaklit Ledion Liço ka ftuar Rozanën të largohet nga shtëpia në një ambient të dytë ku e pret një surprizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *