“Kosova të ndjekë rrugën e qeverisë gjermane, veprimtari shqiptar tregon sinjalin e mirë për Kosovën”
Shteti gjerman ka mbajtur zgjedhjet parlamentare pak kohë pas Kosovës. Kësaj radhe ka fituar kancelari Friedrich Merz, duke mposhtuar kundërkandidatin Olaf Scholz.
Edhe në Kosovë është komentuar fitorja e Merz, duke pyetur nëse kjo fitora është sinjal i mirë shqiptarët.
Një qëndrim për këtë ҫështje e ka dhënë edhe veprimtari shqiptar në Gjermani, Xhevdet Syla. Ai ka thënë se fitorja e Merz është sinjal i mirë si për gjermanët edhe për shqiptarët.
“Para së gjithash, mendoj se qeveria e Friedrich Merz, gjegjësisht e koalicionit në mes CDU/CSU dhe SPD është sinjal i mirë për popullin gjerman, por gjithsesi edhe për shqiptarët. Duke e vlerësuar rrezikun potencial të ardhjes në pushtet të AFD-së, si parti e ekstremit të djathtë, me prirje kundër të huajve në Gjermani , si dhe sfidave që po sjell lufta në Ukrainë, partitë tradicionale CDU/CSU dhe SPD, në kohë rekorde u dakorduan për formimin e qeverisë së re”, vlerëson Syla.
Veprimtari Syla në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ ditë më parë, ka thënë se ky shembull i duhet edhe Kosovës, për formimin e qeverisë së re.
“Ky shembull duhet t’ju shërbej edhe partive politike në Kosovë, që të mos humbin kohë në formimin e qeverisë së re. Kjo nuk është vetëm dëshirë – është imperativ i kohës, që po nuk e shfrytëzuam si duhet, mund të na godet pa mëshirë”, thotë ai.